18 makina përfshihen në aksident në Alabama, vdesin 9 fëmijë dhe një i rritur

Nëntë fëmijë dhe një i rritur kanë humbur jetën në një aksident në SHBA, ku u përfshinë 18 automjete në shtetin e Alabamas të goditur nga stuhia Claudette.

Mosha e fëmijëve varionte nga nëntë muaj deri në 17 vjeç, thanë zyrtarët, ndërsa automjetet kishin humbur kontrollin.

Viktimat e tjera ishin në një autobus që i përkiste Tallapoosa County Girls Ranch, një shtëpi strehimi për vajzat e braktisura, të lënë pas dore ose të abuzuara. Më i vogli ishte katër vjeç.

Një kalimtar i rastit tërhoqi drejtuesin e autobusit dhe më pas u përpoq të shpëtonte fëmijët, megjithatë autobusi tashmë ishte përfshirë nga tymi dhe flakët.

Stuhia tropikale Claudette ka shkaktuar përmbytje të mëdha dhe tornado, duke shkatërruar dhjetëra shtëpi në Alabama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi