14 vjet në NATO, Begaj: Krenarë që jemi kontribues për paqen dhe sigurinë

Më datë:

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u shpreh sot në 14-vjetorin e anëtarësimit  të vendit në NATO se, Shqipëria është krenare që është kontribuese për paqen dhe sigurinë.

“14 vjet Shqipëria në NATO! Krenarë që jemi pjesë e aleancës më të fuqishme dhe më të suksesshme në botë! Krenarë që jemi kontribues për paqen dhe sigurinë”, u shpreh Begaj.

Shqipëria shënon 14-vjetorin e anëtarësimit në NATO, mes një procesi reformimi dhe modernizimi të Forcave të Armatosura, por edhe aspekteve të tjera që lidhen me sigurinë dhe mbrojtjen e vendit.

Më 1 prill 2009 Shqipëria u bë anëtare me të drejta të plota në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut – NATO, pas përfundimit të ratifikimit të Protokollit të Anëtarësimit nga të gjitha vendet aleate dhe depozitimit të instrumentit të aderimit në NATO në Departamentin e Shtetit që është edhe mbajtësi ligjor i Traktatit të Uashingtonit.

Duke u bërë palë e këtij Traktati dhe shtet anëtar i NATO-s, Shqipëria përmbushi një synim strategjik dhe një objektiv parësor të politikës së Jashtme, duke avancuar ndjeshëm në realizimin e interesave të saj kombëtare.

Paraqitja e parë e Shqipërisë si anëtare me të drejta të plota e NATO-s u bë në Samitin e Aleancës që u mbajt në Strasbourg/Kehl më 4 prill 2009, ndërkohë që më 7 prill 2009, në selinë e Aleancës në Bruksel, u zhvillua ceremonia zyrtare e ngritjes së flamujve të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO.

Një ditë më vonë Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës zhvilloi një vizitë zyrtare në Shqipëri gjatë së cilës atij iu akordua titulli Doctor Honoris Causa nga Universiteti i Tiranës

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Grupet kriminale shpërndanin drogë në Tiranë, lihen në burg 14 persona

Gjykata Penale e Tiranës la sot nën masën e...

“Një armë 8 mijë euro”/ Kishte mbushur makinën plot me municione, arrestohet

Policia e Tiranës ka finalizuar sot në 24 prill...

Vendim i BE-së: 90 miliardë euro kredi për Ukrainën dhe raund i ri sanksionesh ndaj Rusisë

Liderët e Bashkimit Evropian kanë mirëpritur përfundimin e bllokadës...

Kamioni përplas për vdekje 61-vjeçarin në Kombinat

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në zonën...