10.5 C
Tirana

112-vjetori i Policisë, Naço: Bashkëpunoni me Prokurorinë për rezultate, shoqëria pret shumë nga ju

Më datë:

Kryetari i komisionit të Sigurisë Kombëtare, Nasip Naço vlerësoi sot punën e Policisë së Shtetit në garantimin e rendit dhe sigurisë, ndërsa nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit me institucionet e tjera.

Në aktivitetin e organizuar me rastin e 112-vjetorit të Policisë së Shtetit, Naço u shpreh se Policia e Shtetit ka një mision të vështirë dhe bashkëpunimi me institucionet e tjera duhet të jetë më i ngushtë.

“Në çdo rast pa shtyllën kurrizore që është prokuroria ju nuk do të keni rezultate. Besoni te njëri-tjetri dhe bashkëpunoni që të keni rezultate sepse shoqëria pret shumë nga ju. Policia e Shtetit meriton të ketë më shumë mbështetje edhe nga politika. Për politikën them se duhet të ndahet nga ju dhe mos të ndërhyjë, por t’ju lërë të lirë në realizimin e misionit tuaj”, tha Naço.

Naço e konsideroi 112-vjetorin e Policisë së Shtetit si një moment reflektimi dhe vlerësimi për të gjithë ata që kontribuar në këtë institucion kaq të rëndësishëm për sigurinë e vendit.

“Mirënjohje për çdo punonjës të Policisë së Shtetit që ndër vite ka kontribuar dhe përballet me sfida duke vënë edhe jetën e tyre në shërbim të mbrojtjes dhe sigurisë së atdheut. Ju keni një mision fisnik që meriton respekt e mirënjohje nga çdo qytetar. 112 vite nuk janë thjesht një shifër, por përfaqësojnë dekada sfidash, përpjekjesh e sakrificash për të ndërtuar një forcë policore që jo vetëm ruan rendin por edhe respekton liritë dhe të drejtat themelore të njeriut”, tha Naço.

Naço vlerësoi se Policia e Shtetit ka qenë dhe mbetet një shtyllë themelore në stabilitetin e vendit.

Sipas tij, së fundmi Policia e Shtetit ka pësuar një proces të madh ndryshimi për sa i përket performancës së saj.

“Policia e Shtetit është dhe do të jetë njëlloj me vendet dhe policitë e tjera të rajonit. Puna e saj këto 10 vitet e fundit ka qenë dhe është mbresëlënëse. Nëse e krahasojmë me 10 vite më parë është 10 herë më mirë”, vlerësoi Naço.

Naço u ndal te miratimi i ligjit për Policinë e Shtetit, një ligj bashkëkohor për ta bërë policinë njëlloj me homologet e vendeve të BE-së.

“Këtë e tregon edhe konkurrimi për Drejtor të Përgjithshëm, ku kishim 15 kandidatë për 1 vend. Po ashtu për drejtorë të Policisë në qarqe kishim 48 kandidatë për 12 pozicione ndërsa për shefa komisariati kishim 300 kandidatë. Kjo është risi nga vitet e tjera”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sejko: Rritje ekonomike, ulen borxhet! Niveli i papunësisë nën normën historike

Është prezantuar sot raporti vjetor i Bankës së Shqipërisë...

“Nuk e dinim që nuk lejohet”/ Skuterat elektrikë sërish rrugëve të qytetit, policia aksion për bllokimin e tyre

Pavarësisht vendimit për ndalimin e qarkullimit të monopatinave në...