TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot kabinetin qeveritar, për të kryer një analizë mbi punët e bëra në 3-mujorshin e parë të mandatit të tretë.
Në këtë takim do të analizohet puna e ministrave në 100 ditët e para të mandatit të tretë. Mësohet se fokusi i mbledhjes së qeverisë do të jetë kryesisht mbi pandeminë dhe rindërtimin.
Deri më tani nuk dihet nëse do të ketë ndonjë komunikim për mediat në lidhje me mbledhjen e cila po zhvillohet me dyer të mbyllura.
Vendi ndodhet në alarm për shkak të variantit Omicron të COVID, i cili është përhapur masivisht në shumë vende të Botës e Europës, duke detyruar shumë shtete të rikthejnë izolimin. Në vendin tonë nuk është identifikuar ende asnjë rast me këtë variant, ndërsa vijon procesi i vaksinimit teksa autoritetet i kanë bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen edhe me dozat e treta