Thaçi: Bazamenti i ushtrisë së Kosovës është gjaku i derdhur për liri

Më datë:

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për nder të 12-vjetorit të pavarësisë së Kosovës ka vizituar pasdite Kazermën “Adem Jashari”, ku është pritur me nderime nga trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, (AA).

Presidenti Thaçi, i cili është me kushtetutë edhe Komandanti Suprem i ushtrisë së vendit, i është drejtuar pjesëtarëve të FSK-së me fjalë rasti për 17 Shkurt – Ditën e Pavarësisë.

Thaçi tha se për të ardhur deri në ditën kur Kosova u bë me ushtri të vet duhej shumë mund, luftë, përpjekje e durim, si dhe vullnet e unitet të brendshëm dhe partneritet me miqtë ndërkombëtarë.

“Bazamenti i ushtrisë së Kosovës është gjaku i derdhur për liri, janë heronjtë tanë, dëshmorët e lirisë, invalidët e luftës, veteranët e luftës, kontributi i diasporës, është sakrifica e gjithë qytetarëve të Kosovës”, tha Thaçi në fjalën e tij.

Ai tha se ushtria e Kosovës është shembulli më i mirë i bashkëpunimit me shtetet mike të Kosovës, të cilat ju gjetën asaj në momentet më kritike të vendit.

Presidenti i vendit tha se Kosova do të jetë prodhues i paqes, faktor i stabilitetit në rajon e shembull i bashkëpunimit me NATO-n, ndërsa “në të ardhmen e afërt do të jetë pjesë e NATO-s”.

“Ju jeni institucioni që gëzoni me shumë meritë respektin e gjerë qytetar. Njëkohësisht, duke thelluar bashkëpunimin me gardën amerikane dhe NATO-n, ju do të jeni të gatshëm të merrni pjesë në misione ushtarake dhe humanitare, kudo që kërkohet nga NATO dhe shtetet mike. Pra, ju po rriteni në një ushtri kredibile në sytë e botës, ashtu siç i ka hije një vendi paqësor”, tha Thaçi.

Ai falënderoi pjesëtarët e ushtrisë së vendit për rezultatet e treguara në situata krizash në rajon dhe kudo ku pati nevojë, sidomos siç tha ai, në intervenimin e tyre në Shqipëri kur ajo u godit nga tërmete të rënda në nëntorin e vitit të kaluar.

Thaçi shtoi se përbërja etnike dhe gjinore e ushtrisë kosovare tregon “zbatimin e standardeve më të larta kushtetuese dhe ligjore në shtetin tonë”.

Ndryshe, presidenti kosovar do të organizojë pritje solemne në katedralen “Nëna Terezë” sot në mbrëmje, me të ftuar vendas e ndërkombëtarë për nder të shënimit të Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Pavarësia e Kosovës u shpall më 17 shkurt të vitit 2008 ndërsa ajo sot njihet nga 116 vende të ndryshme të botës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Banka Botërore: Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet nga lufta, çmimet e larta do të godasin konsumin

Turizmi është mundësia e artë e Shqipërisë, frytet e...

Siguria ndaj zjarrit, Ristani: Kontrolle për të gjitha objektet me leje nga bashkia e Tiranës

Kryetarja e komanduar e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani,...

Supë me mish qengji dhe kos

Mishi i qengjit njihet për shijen e tij kur...

Seanca e parë për “Revanshi”, të akuzuarit përfaqësohen me avokatë

Nis seanca e parë për një nga fraksionet e...