Sot në Gjermani filloi testimi i detyruar i udhëtarëve.

Më datë:

Siç ishte paralajmëruar, sot në Gjermani ka filluar testimi i detyruar për koronavirus për të kthyerit nga zonat e rrezikut. Qindra njerëz janë ekzaminuar vetëm në aeroportin e Hanoverit, shkruan agjencia gjermane e lajmeve DPA.

Po kështu radhë të gjata janë parë para qendrës së testimeve Johanniter-Unfall-Hilfe (Urgjenca-Ndihma) në mesditë.

Një zëdhënëse ka thënë se në përgjithësi, organizata e saj pret që vetëm sot do të bëhen më shumë se 1000 testime në aeroportin e Hanoverit.

Për shkak të një rritjeje të konsiderueshme të numrit të infeksioneve me koronavirus në Bullgari dhe Rumani, qeveria federale ka bërë zyrtarisht një paralajmërim kundër udhëtimeve turistike në disa rajone të këtyre dy vendeve të BE-së.

Një rregullore përkatëse e provës e lëshuar nga Ministria Federale e Shëndetësisë detyron udhëtarët t`i nënshtrohen testimit nga e shtuna, 8 gusht 2020.

Kushdo që nuk pranon të testohet, duhet të presë një gjobë.

Testet mund të bëhen në aeroporte, porte, stacione treni, vendkalime kufitare, zyra të mjekëve dhe qendra testimi.

Përndryshe, udhëtarët mund të paraqesin një rezultat negativ të testit, nga vendi prej të cilit kanë ardhur, rezultat që nuk bën të jetë më i vjetër se 48 orë.

Ndërkohë, në CDU po shprehen kritika lidhur me testet e detyrueshme falas për udhëtarët nga zonat e rrezikut.

Kryeministri i Landit Sachsen-Anhalt, Haseloff ka thënë për “Spiegel” se shpenzimet e rreziqeve të vetë-zgjedhura nuk mund t`i mbulojë vazhdimisht shoqëria”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Protestat për projektin në Zvërnec, Berisha: respekt për qytetarët protestues

https://www.youtube.com/live/tfqfiQYwLHU?si=5wN886Z7SN5HQ4cJ&t=418 Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar ditën e...

Dhunohen dy vëllezërit në Laç/ Njëri dyshohet i plagosur me armë zjarri, zbardhen identitetet

Dy vëllezër nga Laçi janë dhunuar mëngjesin e sotëm,...

Zvërnec në fokus, Rama në Tivat: “Nuk është projekti që është thënë”

Kryeministri Edi Rama, gjatë pjesëmarrjes në Samitin BE–Ballkani Perëndimor...

Malaj: Po shqyrtojmë mundësinë e indeksimit të pensioneve në qershor ose korrik

Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi sot se qeveria...