SHBA, mbi 96 mijë të vdekur nga COVID-19

Më datë:

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 96.389, prej të cilëve 1.373 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i rasteve pozitive me koronavirus në SHBA është rritur për 24.261, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 1.622.342.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar afër 383 mijë të infektuar, ndërsa numri i personave të testuar ka arritur në afër 13,5 milionë.

Shteti i New York-ut mbetet më i godituri në SHBA, me gjithsej 366.357 raste të konfirmuara dhe 28.885 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar Rusia me mbi 326.448 raste, Brazili me 312.074 dhe Spanja me 280.117 raste.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Taksistët protestojnë në Tiranë, kërkojnë uljen e çmimit të karburantit

Sindikata e Transportit Taksi të Shqipërisë dhe Sindikata e...

Berisha kërkon ndryshim të sistemit zgjedhor: Modeli i Kosovës është më i miri

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se PD...

Kërkesa për më shumë punonjës dhe fonde, deputeti socialist vë në pikëpyetje performancën e KLSH-së

Kërkesa e Kontrollit të Lartë të Shtetit për më...

Grabitja pranë Komunës së Parisit, Gjykata rrëzon pretendimet e Dukës dhe e lë në qeli

Robert Duka, i dyshuar për grabitjen e bankës në...