6.5 C
Tirana

Qeveria shfuqizon vendimet e mëparshme: Hapen çerdhet, kafiteritë, kufijtë e qendrat tregtare

Më datë:

Qeveria në detyrë ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës, ku ndërmorën vendimin që t’i shfuqizojnë disa nga vendimet që kishin ndërmarrë në fillim të përhapjes së virusit COVID-19.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, prezantoi vendimet të cilat më pas u votuan edhe nga ministrat e tjera në mbledhjen e Qeverisë.

“Rihapja e kopshteve dhe çerdheve mosha 0-5 vjeç, përgatitjet për testin e arritshmërisë, kthimi në shkollë i klasave të nënta, organizimi i ambientit për testin e maturës. Të shfuqizohet vendimi për vetizolim. Të shfuqizohet vendimi për mbylljen e kufijve, të hapen të gjitha pikat kufitare në Kosovë. Ata që vijnë nga jashtë dhe nuk e kanë kryer testin në afat kohor jo më shumë se 4 ditë, detyrohen të vetizolohen për shtatë ditë. Shfuqizohet mbyllja e kafiterive, bareve restoranteve dhe qendrave tregtare”, tha Vitia në këtë mbledhje.

Ministri poashtu bëri të ditur se më 20 qershor do të bëhet vlerësimi i masave.

Arben Vitia si i pari i ministrisë së Shëndetësisë tha se gjatë kësaj kohe do të ketë kontrolle të rrepta, për të parë nëse po respektohen masat e duhura në parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tiranë/ 7-vjeçari humb jetën në aksident, shoferi arratiset

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë. Një...

Rrjoll, protestuesit futen në kantier, policia përballet me banorët me skafandra

Banorët e Rrjollit kanë protestuar edhe sot kundër ndërtimit...

U hodh në kanionet e lumit Osum, vijojnë kërkimet për shtetasin e humbur

Në kanionet e lumit Osum në Skrapar po vijojnë...

Balluku në qendër të diskutimeve, socialistët mblidhen këtë javë

Më 26 shkurt, në orën 11:00, grupi parlamentar i...