PD i çon një tjetër emër Prokurorisë: Ky është kryebashkiaku i dënuar për armëmbajtje pa leje

Më datë:

Ashtu siç kishte paralajmëruar Partia Demokratike vijon të nxjerrë emra kryebashkiakësh të dënuar më parë dhe që kanë marrë sipas saj mandatin në kundërshtim me ligjin e dekriminalizimit.

Sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi tha sot para mediave se Partia Demokratike i ka kërkuar sot zyrtarisht Prokurorisë së Përgjithshme verifikimin e të kaluarës kriminale të kryebashkiakut të Matit, ish-gardistit Agron Malaj.

Ky është kryebashkiaku i pestë i denoncuar nga PD pas 30 qershorit.

“Sot PD i ka kërkuar zyrtarisht prokurorisë verifikimin e të kaluarës kriminale të Edi Ramës së Matit. Agron Malaj i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për armëmbajtje pa leje dhe i ndalohet kandidimi përjetë për një funksion publik.

PD i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme dhe më pas KQZ të veprojë pa asnjë vonesë për administrimin e vendimit zyrtar të gjykatës së Matit dhe heqjen e mandatit për kreun e bashkisë së Matit Agron Malaj”, tha Bardhi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Përfshihet nga zjarri “Audi A8” në bypass-in e Radhimës

Një automjet tip ‘Audi A8’ është përfshirë nga flakët...

​Kosova mbyll “Taranto 2026” me nëntë medalje

Kosova e ka përmbyllur pjesëmarrjen në Lojërat Mesdhetare “Taranto...

“Ishte kurth”/ Zbardhen detaje nga sherri në Orikum, ja si nisi konflikti për pronat

Detaje të reja dalin në dritë nga konflikti fizik...

Konflikt mes shoferësh në Kavajë, njëri sulmohet me levë

Një konflikt mes dy shoferëve të furgonëve është shënuar,...