Transferimi nga Durrësi në Fier, Veliaj: Po cenohen të drejtat e mia

Më datë:

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas transferimit të tij nga paraburgimi i Durrësit në IEVP Fier.

Në një deklaratët të shpërndarë në llogarinë e tij në Instagram, Veliaj shpreh se as ai dhe as avokati i tij nuk janë vënë në dijeni për arsyet e transferimit të tij në burgun e Fierit të cilin ai e konsideron rrëmbim policor që cenon të drejtat e tij.

Statusi i plotë i Veliajt:

Sot, një grup punonjësish të Policisë së Burgjeve, të dërguar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, janë paraqitur në IEVP Durrës për të më transferuar në burgun e Fierit.

Pavarësisht kërkesave të përsëritura, si nga unë ashtu edhe nga avokati im, për t’u njohur me aktin që urdhëron transferimin dhe arsyet që e justifikojnë atë, na është refuzuar vënia në dispozicion e këtij dokumenti.

Një transferim i detyruar, pa më bërë të njohur aktin dhe arsyet ligjore mbi të cilat mbështetet, për mua përbën një rrëmbim policor dhe cenon rëndë të drejtat e mia.

Unë nuk kam dhënë pëlqimin për këtë transferim dhe kam kundërshtuar mënyrën se si po realizohet, pa transparencë dhe pa më mundësuar ushtrimin efektiv të të drejtave të mia ligjore.

I kërkoj publikisht Ministrit të Drejtësisë, Avokatit të Popullit dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit të ndërhyjnë urgjentisht, të verifikojnë arsyet dhe shkaqet e këtij transferimi politik.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shkencëtarët zbulojnë sinjal radio nga një planet 63 vite dritë larg Tokës

Shkencëtarët kanë arritur një rezultat të rëndësishëm në kërkimin...

Largim i parakohshëm nga BQE, Christine Lagarde pritet të largohet në shkurt 2027

Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Christine Lagarde, do...

Bojkoti i avokatëve në pikëpyetje, Dhoma e Avokatisë thërret mbledhje urgjente

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila pezulloi...

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, ja sa do të shiten karburantet

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të...