Meta takon Avdullah Hotin: Shqipëria mbështet dialogun Kosovë – Serbi, forcat politike të Kosovës të jenë të bashkuara

Më datë:

Presidenti i republikës Ilir Meta ka zhvilluar një takim me kryeministrin Avdullah Hotin, i cili ka ardhur për vizitë në Tiranë.

Meta shprehet se i ka uruar sa më shumë suksese Ksoovës drejt perspektivës europiane, duke shtuar se Shqipëria mbështet dialogun mes Kosovës e Serbisë.

foto galeri
foto galeri

Postimi i presidentit Ilir Meta:

I lumtur të prisja sot në një takim vëllazëror Kryeministrin e Republikës së Kosovës Avdullah Hoti.

E urova përzemërsisht për detyrën e re dhe për sa më shumë suksese në të mirë të Kosovës, popullit të saj dhe të ardhmes europiane.

Shqipëria mbështet dialogun Kosovë-Serbi, për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, dhe në këtë kuadër janë të mirëpritura përpjekjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian.

Është e rëndësishme që të gjitha forcat politike të Kosovës të jenë të bashkuara rreth një platforme gjithëpërfshirëse në këtë proces.

Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një domosdoshmëri që duhet të ndodhë sa më parë.

I premtova Kryeministrit Hoti se edhe kësaj vere do të promovoj me kënaqësi bukuritë natyrore të Kosovës sonë të dashur, i bindur se edhe shumë qytetarë nga Kosova do ta kalojnë sezonin turistik në perlat e bregdetit dhe malet e jashtëzakonshme të Shqipërisë. ❤️

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Pas Brukselit, Shqipëria përshpejton reformat për anëtarësimin në BE

Konferenca e 8 ndërqeveritar e zhvilluar mbrëmjen e së...

Koçiu: Brenda vitit nisim mbylljen e negociatave për 10 kapituj

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu bëri të ditur sot se brenda...

Në kërkim nga GJKKO për trafikim e 932 kg kokainë, ekstradohet nga Italia Sueld Elezi

Policia e Shtetit ekstradoi sot nga Italia në Shqipëri,...

Bordi i Transparencës ul çmimin e karburanteve, nafta shkon 187 lekë/litër

Bordi i Transparencës vendosi në mbledhjen e radhës çmimet...