6.5 C
Tirana

Marrëveshje të fshehtë Rama-Basha? Flet Berisha

Më datë:

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur poshtë çdo aludim për një marrëveshje të fshehtë Rama – Basha. Ai tha se zgjedhje me Ramën kryeministër nuk mund të ketë, por opozita nuk mund të refuzojë diskutimet për reformën zgjedhore.

“Kjo reformë elektorale nuk garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme, por kjo është jetike për ne.
Ka një platformë me 9 kushte. Nëse opozita e kundërshtonte sot tryezën e dialogut, nëse unë do të isha socialdemokrat gjerman do thoja në parlament se opozita shqiptare është anti-kombëtare dhe nuk lejon hapjen e negociatave.

Asnjë diskutim nuk ka se një akt tryeze zgjon një seri pikëpyetjesh. Nuk merrem me asgjë tjetër vetëm me domosdoshmërinë që kanë zgjedhjet. Opozita nuk mund të refuzojë tryezën e zgjedhjeve. Nëse refuzohet tryeza për zgjedhjet unë i pari do të thoja që “kjo opozitë nuk do zgjedhjet”

Me Edi Ramën kryeministër zgjedhje nuk mund të ketë. Negociatat për reformën? Ka pasur bisedime, por jo presion. Marrëveshje në prapaskenë? Absolutisht, ju garantoj se në dijeninë time nuk ka asnjë marrëveshje. Ju garantoj. Ju garantoj që jo. Në dijeninë time, absolutisht.

Takim Rama Basha në një vend të huaj? Lorenc, (Vangjeli) ti bie viktimë e zyrës së Fugës. Si mund të të mashtrojë Fuga ty? Të të viktimizojë Fuga është fatkeqësi. Asnjë takim dhe marrëveshje të fshehtë nuk ka, por është një strategji e hershme e Ramës që hap gjithmonë fjalë se po negocion me Bashën.

Në rast se Rama nuk u përmbys dhe zgjedhjet u bënë, e domosdoshme ishte reforma. Nuk e besoj që opozita nuk e ka të qartë se me Ramën nuk ka zgjedhje, por këtë detyrim para shqiptarëve ajo e ka të dyfishtë” – tha Berisha në “Opinion”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Beqaj kundër vendimit të Kushtetueses: Shfuqizimi i “arrestit me burg” është i paefektshëm

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka reaguar publikisht pas...

Mashtruan qytetarët me premtime për apartamente, arrestohet çifti në Tiranë

Iu merrnin shuma të mëdhaja parash, qytetarëve, duke i...

Spiropali: Viti 2026, vendimtar për mbylljen e procesit teknik të negociatave me BE-në

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali...

KLGJ ia “pasoi” ILD-së rastin e Irena Gjokës, reagon PD: Përpjekje për zvarritje të çështjes!

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka reaguar pas vendimit...