17.5 C
Tirana

Lavrov diskuton për çështjen e Jemenit me homologun saudit

Më datë:

Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergey Lavrov, ka diskutuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite, Faisal bin Farhan, për çështjen e Jemenit.

Në një njoftim nga Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë thuhet se Lavrov zhvilloi një bisedë telefonike me Bin Farhan.

Në bisedën ku u diskutua situata sociale-ekonomike, ushtarake dhe ajo politike, fokusi u vendos mbi sigurimin e armëpushimit mes palëve ndërluftuese në vend, zbatimin e masave emergjente për ndihmat humanitare dhe mbështetjen e iniciativave të Kombeve të Bashkuara (OKB) lidhur me fillimin e procesit të zgjidhjes gjithëpërfshirëse pas konfliktit.

Lavrov në bisedë theksoi se paqja dhe stabiliteti i pritur në Jemen mund të sigurohet duke marrë në konsideratë interesat dhe shqetësimet e të gjitha forcave, grupeve fetare dhe të vendeve në rajon, si dhe me bashkimin e përpjekjeve të aktorëve të jashtëm.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Shqipëria, hapa madhorë në reformimin e gjyqësorit”

Hanna Suchocka theksoi se reforma në drejtësi mbetet një...

Gjykata e Lartë anulon dënimin e Dedjes, do rigjykohet në GJKKO

Gjykata e Lartë ka vendosur të prishë vendimin nr....

Balla: Opinionet e Komisionit të Venecias kanë forcuar shtetin e së drejtës

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla,...

Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Nis rinumërimi i votave në tri komuna dhe i atyre me kusht

Rinumërimi në disa vendvotime dhe numërimi i votave me...