Kardiologët apelojnë: Nuk ekziston lidhja midis ilaçeve të shtypjes së lartë të gjakut dhe rrezikut të shtuar nga coronavirusi

Më datë:

Njerëzit me presion të lartë të gjakut bëjnë pjesë në grupin e rrezikuar të njerëzve të cilët mund të zhvillojnë komplikime nëse infektohen me coronavirus

Në një det informacionesh mbi virusin e ri, i cili doktorëve ende nuk u është deri në fund i qartë, është shfaqur informacioni që ilaçe të caktuara për shtypje të lartë të gjakut mund të rrisin rrezikun nga coronavirusi, mirëpo a janë të sakta këto konstatime?

Fondacioni Britanik i Zemrës (BHF) thotë që këto spekulime janë tërësisht të pabazuara.

– Para së gjithash, ky konstatim nuk është i bazuar në asnjë hulumtim, gjë që do të duhej të ishte shpjeguar nga ana e disa ekspertëve para se çfarëdo qoftë të jetë e publikuar – theksohet nga BHF-ja.

Është bazuar në disa hulumtime të mëhershme të coronavirusit ku sugjerohet lidhja midis mënyrës në të cilën disa viruse arrijnë deri në qeliza dhe mënyrës në të cilat ilaçe të caktuara për shtypje të lartë të gjakut veprojnë – thuhet në vazhdim.

Autorët theksojnë që çështje është vetëm lidhja dhe që çfarëdo konstatime qofshin lidhur me këtë janë krejtësisht të dyshimta.

Hulumtuesit atëherë kanë paraqitur hipotezën dhe kanë pranuar që arsyetimi i propozuar ende nuk është konstatuar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Paralajmërimet ruse, Hoxha: Vendosmëria e Shqipërisë nuk lëkundet

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha...

Kryeministri: Dialog i hapur me “Reporterët pa Kufij” për rolin e medias

Kryeministri Edi Rama vijoi sot replikën në distancë me...

Kryebashkiaku i Tiranës mbetet në qeli pas rrëzimit të rekursit në Gjykatën e Lartë

Gjykata e Lartë rrëzoi sot rekursin e kryebashkiakut Erion...

Komisioni “Territorialja” me debate, Mazniku dhe Boçi përplasen për fjalën

Seanca dëgjimore e Komisionit për Reformën Administrative dhe Territoriale...