Greqia rihap fluturimet ndërkombëtare nga 1 korriku, përfiton edhe Shqipëria

Më datë:

Mbyllja e Greqisë nga infeksioni i koronavirusit do të përfundojë së shpejti.

Qeveria e Athinës ka njoftuar se fluturimet nga Italia, Spanja dhe Hollanda do të jenë në gjendje të nisin nga 15 qershori, ndërsa qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar dhe Turqisë do të duhet të presin deri më 1 korrik.

Ministri grek i turizmit Harry Theoharis tha se  “Greqia po hapet para botës, pak nga pak, pa rrezikuar shëndetin e turistëve dhe qytetarëve grek. Kushdo që dëshiron të vijë në vendin tonë është i mirëpritur. Dhe ne do të bëjmë çmos që ta bëjmë atë të rikthehen në shtëpi me shëndet të mirë”

Nga 1 korriku do të rinisin të gjitha fluturimet ndërkombëtare nga çdo aeroport grek dhe sapo të mbërrijnë pasagjerët do të kryejnë testin e Covid

MBËRRITJET nga 1 KORRIKU FLUTURIMET NDËRKOMBËTARE

•Mbërritje në të gjitha aeroportet në vend;

•Koordinim me propozimin e BE për listën e vendeve të treta me të cilat do të vazhdojnë kufizimet.

MBËRRITJET nga 1 KORRIKU MBËRRITJE TOKËSORE

•Heqja e kufizimeve nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut;

•Rishqyrtim deri në 30/6 për Turqinë.

MBËRRITJET DETARE NGA 1 KORRIKU

•Lejohet lundrimi i anijeve nga jashtë për në portet greke.

MASAT E KONTROLLIT PARANDALUES MBËRRITJET 15/6-30/6 ATHINË & SELANIK

•Nga aeroportet jashtë listës së EASA:

•Teste me marrjen e mostrave;

•Rekomandim për vetë-izolim në hotelin e qëndrimit të udhëtarëve deri në publikimin e rezultatit të

testit;

•14 DITË KARANTINË në rast të një rezultati POSITIV/hotel karantine

Nga Italia, Spanja, Holanda dhe aeroportet brenda listës së EASA:

• Test për të gjithë;

• Vetë-izolim 1 ditor në një hotel me zgjedhje të udhëtarit (Athinë ose Selanik) deri në publikimin e rezultatit të testit;

• 14 DITË KARANTINË në rast rezultati POZITIV të testit/hotel karantine (vlen edhe për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut) 

MBËRRITJET NGA 1 KORRIKU

Për të gjitha vendet e origjinës

•Të gjithë udhëtarët drejt Greqisë do të plotësojnë gjatë mbërritjes (ose para nisjes së udhëtimit) një formular elektronik specifik PLF (Passenger load factor) me detajet e kontaktit të tyre në Greqi

•Teste me marrjen e mostrave;

•14 DITË KARANTINË në rast rezultati POZITIV të testit/hotel karantine

HOTELE KARANTINE

•Hotele karantine në kryeqytetet e qarqeve dhe në të gjitha ishujt”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Policia gati për protestën e opozitës, Hita: Do reagojmë sipas procedurave në rast shkeljesh

Kryepolici Skënder Hita në një konferencë për mediat u...

Berisha: “Mazhoranca nën diktatin e Ballukut, Rama mungon nga frika”

Po diskutohet në Kuvend projektligji për akcizën dhe taksat...

Trump: Konflikti me Iranin do të përfundojë shpejt

Presidenti amerikan Donald Trump shprehu besimin në një mesazh...

A ka lidhje “Haga” me zgjedhjet? Kryeministri Kurti: Nuk shoh lidhje me vendimin për Thaçin

Albin Kurti e distancoi krejtësisht veten dhe qeverinë e...