Dëbohen dy diplomatë iranianë

Më datë:

Shqipëria ka vendosur të dëbojë dy diplomatë iranianë nga vendi. Lajmin e bëri të ditur ministri i Jashtëm, Gent Cakaj në një postim në rrjetet sociale.

‘Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka vendosur sot, që përfaqësuesit diplomatikë të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Shqipëri, z. Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe z. Seyed Ahmad Hosseini Alast, të shpallen persona të padëshirueshëm, për shkak të zhvillimit të veprimtarisë në mospërputhje me statusin e tyre dhe parimet e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.

Dy përfaqësuesëve të Republikës Islamike të Iranit ju është kërkuar largimi i menjëhershëm nga territori i Republikës së Shqipërisë’, njoftoi Gent Cakaj.

Seyed Ahmed Hosseini Alast është atashe kulturor, por në fakt rezulton anëtar i gardës revolucionare të Republikës islamike, organizatë e shpallur terroriste nga departamenti i shtetit.

Pjesë aktive e planeve dhe nxitjes për të organizuar akte terroriste e destabilizuese ndaj prezencës së forcave të koalicionit në Lindjen e Mesme. Statusi diplomatik në Shqipëri i ka shërbyer për të mbuluar aktivitetin e tij që cenon sigurinë kombëtare të Shqipërisë.

Mohamed Peimanemati është këshilltar i Ambasadës Iraniane në Tirane, por në fakt rezulton anëtar i njësisë operacionale të inteligjencës së Iranit Mois, përgjegjës për disa akte terroriste në vendet e BE.

Në dhjetor të vitit 2018, Shqipëria shpalli si persona të padëshiruar, ambasadorin Gholamhossein Mohammadnia dhe Mostafa Roudaki. Ndërkohë që më herët ishin ndaluar dy shtetas iraniane që dyshoheshin se do kryenin në Shqipëri një sulm gjatë një feste të bektashinjëve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

‘Alpinisti’ mbytet në ujërat e lumit Mat

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Klos, ku...

Vritet në derën e shtëpisë 50-vjeçari në Bërxullë të Vorës

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në minutat...

Nëna e një prej të miturave në Fier: Jam e shqetësuar, kërkuam ndihmë para ngjarjes

Në pritje të seancës për caktimin e masës së...

Dukagjin/ Gjendet i vrarë në makinë, viktima identifikohet pas atentatit

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e...