4 arrestime në Fier, njëri prej tyre i shpallur në kërkim

Më datë:

Një shtetas i shpallur në kërkim ka rënë në pranga në Fier, teksa është arrestuar gjithashtu në flagrancë 1 shtetas për armëmbajtje pa leje, si dhe 2 të tjerë nga Qarkullimi Rrugor.

Gjatë orëve të vona të mbrëmjes u arrestua M. K., 20 vjeç, banues në Skrapar. Gjatë kontrollit personal, këtij shtetasi iu gjet një armë zjarri automatik dhe 1 krehër me 10 fishekë, vepër penale për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vite burg.

Po kështu u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim A. S., 30 vjeç, banues në Divjakë. Ndalimi i këtij shtetasi u bë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë ka vendosur ndaj tij masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ndërkohë, kontrollet kanë vijuar dhe nga Policia Rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor dhe si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit: R. K., 30 vjeç, banues në Lushnjë, pasi drejtonte mjetin pa leje drejtimi dhe J. Xh., 33 vjeç, banues në Fier, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Kontrollet e Policisë do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mbi 70 kompani italiane në Tiranë, dizajni dhe inovacioni në fokus të panairit

Dizajni si urë mes traditës dhe inovacionit, si dhe...

Mabetex Group zgjeron horizontin e investimeve në Shqipëri, Green Coast në Palasë me 97 vila dhe një model të ri zhvillimi rezidencial

TIRANË – Investimet afatgjata, arkitektura bashkëkohore, standardet ndërkombëtare dhe...

Albanian Skills, nga zanatet te teknologjia, Klik Ekspo Groupnjë mundësi e artë edhe për të rinjtë e talentuar

Konkursi Kombëtar i Aftësive Profesionale “Albanian Skills” rikthehet në...