15.5 C
Tirana

Zyrtarët në Sllovaki japin alarmin/ Varianti britanik i Covid, në 71% të rasteve

Më datë:

Varianti i ri koronavirusit, që u zbulua në dhjetor në Britaninë e Madhe, është sot është varianti më i përhapur në Sllovaki.

Lajmin e pohoi vetë kryeministri Igor Matovic i cili rrëfeu me shqetësim se në vendin e tij, 71 për qind e rasteve të regjistruara me këtë sëmundje, rezultojnë të prekur me variantin britanik.

Ky lloj variant konsiderohet shumë më infektues sesa ai fillestar i Sars Cov 2.

Matovic sqaroi se qeveria e tij I ka parë të gjithë kampionët pozitive që janë kryer me metodën PCR.

Rezultatet ishin shqetësuese. “Deri më tani, nga 1,360 testet e kryera me PCR, 71 për qind kanë dalë se janë varianti B.1.17 “, ka shkruar shefi I ekzekutivit në Facebook.

Sllovakia me 5.5 milionë banorë po përballet me probleme të mëdha në përpjekjet e saj për të ulur nivelin e infeksioneve ditore, të cilat vazhdojnë të rriten pavarësisht masave të izolimit në fuqi.

Varianti britanik besohet se është 70 për qind më ngjitës sesa varianti fillestar dhe sipas shkencëtare, mund të jetë 30 për qind më vdekjeprurës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Allushi: Bie lehtë niveli i Vjosës tek Ura e Mifolit, 10 familje të evakuuara

Në Novoselë të Vlorës ka filluar tërheqja e ujërave...

Prokuroria Fier sekuestron 15 prona e llogari bankare të dy vëllezërve të dënuar në Angli

Prokuroria e Fierit, sekuestroi 15 pasuri të luajtshme dhe...

Pezullim dhe bllokim pasaporte për Ballukun, GJKKO: Hetime për disa tendera në fokus

Gjykata së Posaçme për zëvendëskryeministren, Belinda Balluku, ndaj të...

Rama mbështet Ballukun pas pezullimit: Nuk do të ketë konflikte me drejtësinë

Pas konferencës së përbashkët me komisioneren e BE për...