Zvicra miraton 2 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën

Më datë:

Zvicra ka deklaruar se do të shpenzojë 2 miliardë dollarë për të dërguar ndihma humanitare dhe asistencë në zhvllimin e Ukrainës në 6 vitet e ardhshme. Vendimi është marrë pas kritikave të Perëndimit për të bërë më shumë për mbrojtur vendin kundër pushtuesve rusë.

Qeveria zvicerane ka konfirmuar se do të shpenzojë 2 miliardë dollarëve deri më 2028, përveç 300 milionë dollarëve që tashmë ka miratuar për këtë vit dhe vitin tjetër.

Rreth 650 milionë dollarë do të përdoren në rindërimin e Ukrainës. Shumë vende e kanë kritikuar Zvicrën edhe për faktin se nuk ka dërguar armë për të ndihmuar Ukrainën.

Mirëpo zviceranët kanë argumentuar se në kushtetutën e tyre flitet për neutralitet, dhe ndalon dërgimin e armëve në zona të luftës, siç është rasti në Ukrainë.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar luftën një “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur brenda ose jashtë kufijve të Ukrainës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Deputetët ratifikojnë marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë ratifikuar marrëveshjen ndërkombëtare...

Ish-ministri në fokus të SPAK, kërkohet rikthimi në burg i Lefter Kokës

Dy muaj nga vendimi i apelit të posaçëm që...

Kërkoi pafajësinë, Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi vendimin për Jurgis Çyrbjen

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin...

Emërohet zëvendësinspektorja e Lartë e Drejtësisë

Inspektori i Lartë i Drejtësisë zhvilloi procedurën për përzgjedhjen...