Zvicra mbështet arsimin profesional dhe reformat e tij, thotë Huber

Më datë:

Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber deklaroi sot se Zvicra është mbështetëse mjaft e fortë e reformave që e vendosin arsimin dhe formimin profesional si udhëheqës kyç të zhvillimit social dhe ekonomik në Shqipëri.

Gjatë punimeve të Konferencës së 3-të Kombëtare të Arsimit dhe Formimit Profesional, ku po diskutohen rezultatet e reformës në arsimin dhe formimin profesional, Huber vlerësoi se janë arritur rezultate të rëndësishme.

Një prej zhvillimeve më të rëndësishme, sipas saj, ka të bëjë me qasjen që kombinon të mësuarit në klasat e shkollës me të mësuarit gjatë punës nëpër kompani.

“Me krenari e them që është Zvicra ajo që e prezantoi këtë model së bashku me ministrinë dhe me aktorët lokalë duke filluar nga viti akademik 2024-25. Kjo ka ndihmuar që të hapet rruga drejt një sistemi të plotë dual”, theksoi amabasadorja.

Në të njëjtën kohë, Huber vlerësoi se “standardet e akreditimit janë zhvilluar dhe kanë dhënë kontribut në përmirësimin e cilësisë dhe transparencës te sistemi”.

“Personat që mësojnë dhe punojnë mund t’ju njihen aftësitë zyrtarisht dhe kjo u krijon mundësi më të mëdha në karrierë dhe në profesione”, tha Huber, ndërsa vlerësoi angazhimin e sektorit privat në këtë drejtim.

“Gjithnjë e më shumë kompani private po marrin pjesë në zhvillimin e kurrikulave duke ofruar mundësi trajnimi në vendin e punës dhe duke ndihmuar që të sigurohemi që zhvillimi i aftësive të përputhet me nevojat e tregut të punës”, shtoi ajo.

“Një shembull mjaft inkurajues vjen nga sektori i mikpritjes, ku varianti zviceran tashmë është i pranishëm në Shqipëri. 60 studentë nga shkolla e Hoteleri-Turizmit në Tiranë kanë marrë certifikatën e nivelit të arsimit të lartë”, shtoi ambasadorja zvicerane.

Hubert theksoi se Zvicra po vijon të japë kontribut për hartimin, përparimin dhe zhvillimin e reformave sistemike në të gjithë sektorin e arsimit profesional.

“Edhe Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor ka shtyllën kryesore, kapitalin njerëzor. Arritjet e deritanishme krijojnë një themel të mirë për punën që kemi për të bërë në të ardhmen”, tha Huber, duke nënvizuar rëndësinë e forcimit të cilësisë së arsimit profesional.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sulmi ndaj zyrtarit të AKU-së në Shkodër, policia ndalon një person

Policia e Shkodrës ka arrestuar një nga personat e...

GJKKO me vendim për dosjen “Laert Haxhiu”, ndahen procedurat për të pandehurit

Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për çështjen e...

Banorët denoncojnë rrethimin me tela me gjemba në Baks-Rrjoll

Pasi u hoqën nga Zvërneci, telat me gjemba kanë...

Vrasja e 27-vjeçarit, gjurmë të reja: gjendet makina e autorit të dyshuar

Makina në foto që shihni i përket autorit të...