7.5 C
Tirana

Zvicra konfirmon vdekjen e parë nga Covid-19

Më datë:

Zvicra ka regjistruar rastin e parë të vdekjes nga Covid-19 pasi autoritetet konfirmuan se një grua 74-vjeçare ka vdekur gjatë natës në kantonin Vaud (AA).

“E ndjera ishte një grua 74-vjeçare e infektuar me koronavirus”, njoftuan nga Zyra Federale e Shëndetit Publik.

Bëhet e ditur se gruaja pranonte trajtim në spitalin e Universitetit të Lozanës që nga 3 marsi për një sëmundje kronike dhe ishte konsideruar me rrezik të lartë.

Zyra Federale e Shëndetit Publik gjithashtu njoftoi se rreth 100 persona kanë rezultuar pozitiv për virusin vdekjeprurës, me 58 raste të konfirmuara dhe më shumë raste të tjera në pritje.

Nga zyra theksojnë se deri më tani kryesisht të rinjtë kishin kontraktuar sëmundjen në Zvicër, por ka të ngjarë që ata kanë shpërndarë sëmundjen tek personat e moshuar që janë më të rrezikuar.

Qeveria zvicerane të hënën ndaloi evenimentet dhe tubimet me më shumë se 1.000 persona.

Qeveria ka këshilluar njerëzit që të mbajnë distancën, të mos shtrëngojnë duart dhe të përmbahen nga përshëndetja tradicionale zvicerane e puthjes së trefishtë.

Selia e Kombeve të Bashkuara (OKB) në Gjenevë ka anuluar disa ngjarje për shkak të Covid-19, përfshirë të gjitha ngjarjet dytësore gjatë sesionit të 42-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha vlerëson rolin historik të Kavajës në lindjen e pluralizmit

Në foltoren e mbajtur këtë të enjte në kavajë,...

Fermerët protesta të dhunshme në Bruksel

Qindra fermerë nga vende të ndryshme të Europës marshuan...

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, lirohet nga burgu Arbër Paplekaj

Gjykata e Durrësit ka vendosur sot më 18 dhjetor...