12.5 C
Tirana

Zvicra e Suedia mesazh për Shqipërinë: Autonomia vendore, e panegociueshme

Më datë:

Në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, që shënohet më 15 shtator, ambasadat e Zvicrës dhe Suedisë në Shqipëri kanë publikuar një deklaratë të përbashkët, ku theksojnë rolin thelbësor të qeverisjes vendore në zhvillimin demokratik.

“Një vetëqeverisje vendore autonome është gur themeli i çdo demokracie të shëndetshme. Bashkitë ofrojnë shërbime publike thelbësore dhe ato janë lidhja më e ngushtë midis qytetarëve dhe shtetit, duke siguruar pjesëmarrjen, angazhimin qytetar dhe llogaridhënien vendore”, nënvizohet në deklaratë.

Dy ambasadat riafirmojnë partneritetin e gjatë me Shqipërinë për të çuar përpara sundimin e ligjit, demokracinë dhe të drejtat e njeriut.

Ambasadat kujtojnë se kompetencat dhe autonomia vendore janë të sanksionuara në Kushtetutën e Shqipërisë, në përputhje me praktikat e Zvicrës dhe Suedisë, si dhe me Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore, të ratifikuar nga vendi ynë.

“Një vetëqeverisje vendore autonome është gur themeli i çdo demokracie të shëndetshme. Bashkitë ofrojnë shërbime publike thelbësore dhe ato janë lidhja më e ngushtë midis qytetarëve dhe shtetit, duke siguruar pjesëmarrjen, angazhimin qytetar dhe llogaridhënien vendore”, thuhet në deklaratë.

Sipas deklaratës, në sistemet demokratike, përfshirë Shqipërinë, Zvicrën dhe Suedinë, kompetencat, funksionet dhe struktura e vetëqeverisjes vendore janë të sanksionuara në kushtetutë.

Në këtë kuadër, ato nënvizojnë rëndësinë e dialogut të strukturuar, transparent dhe gjithëpërfshirës për çdo reformë që ndikon në qeverisjen vendore, duke përfshirë autoritetet lokale, shoqërinë civile dhe publikun.

“Ne mirëpresim përpjekjet e Shqipërisë për të ndjekur reformat në qeverisjen vendore dhe decentralizimin, të cilat i kemi mbështetur për shumë vite. Duke marrë parasysh këto investime, ne bëjmë thirrje për përpjekje të vazhdueshme për të përforcuar themelet ligjore dhe institucionale të demokracisë lokale dhe për të siguruar që zërat dhe nevojat e të gjitha komuniteteve të dëgjohen”, thuhet në deklaratë.

Ambasadat e mbyllin deklaratën duke shprehur përkushtimin për të mbështetur Shqipërinë në këtë udhëtim, siç kanë bërë për më shumë se 25 vjet decentralizim, dhe për të punuar së bashku për të forcuar institucionet demokratike në të gjitha nivelet e qeverisje.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

MYNIH – Starmer: BM-ja duhet të eksplorojë lidhje më të ngushta me tregun e vetëm të BE-së

Kryeministri britanik, Keir Starmer i është drejtuar sot Konferencës...

AKU gjobit baxhon në Fier për shkelje të sigurisë ushqimore

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) gjatë kontrollit të ushtruar...

“Rama nuk ishte dot në Mynih, s’ishte i denjë”, Berisha batuta: I “ngeli në dorë” Dashi…

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha po mban një...

Molotovë dhe përplasje me policinë, Gjykata e Tiranës cakton “Detyrim Paraqitje” për 14 të arrestuarit

Gjykata e Tiranës, vendosi këtë të shtunë, 14 shkurt,...