Zvicra bën thirrje për “bashkëpunim intensiv me NATO-n”

Më datë:

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Zvicrës, Thomas Süssli bëri thirrje për intensifikimin e bashkëpunimit me NATO-n.

Sipas lajmit të televizionit shtetëror SRF të Zvicrës, Süssli foli në një aktivitet lidhur me prezantimin e aktiviteteve të ushrisë zvicerane për vitin 2023 në Qendrën e Armëve në rajonin Thun.

“Pas Forcave Ajrore të Zvicrës dhe Forcave Speciale, edhe Forcat Tokësore duhet të stërviten me NATO-n”, tha Süssli duke shtuar se Zvicra nuk është kundër as pjesëmarrjes në stërvitjet në përputhje me nenin 5 të Marrëveshjes së Atlantikut të Veriut e cila parashikon ndihmën ndaj çdo vendi anëtar që sulmohet.

Ai bëri thirrje për intensifikimin e bashkëpunimit aktual me NATO-n. Duke theksuar rëndësinë e të kuptuarit të procedurave, strukturave dhe proceseve operacionale, Süssli tha se kjo mund të realizohet edhe me stërvitje.

– Partitë politike reaguan ndaj thirrjes së Süssli-t

Kjo kërkesë e Süssli-t lidhur me NATO-n u kritikua nga Partia Social Demokrate Zvicerane (SP) dhe Partia Popullore Zvicerane (SVP) e ekstremit të djathtë.

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Zyrihut SVP, Mauro Tuena tha se “Në një pikë NATO do të vijë dhe do të thotë ‘tashmë ka mbaruar puna e zgjedhjes me cilësi‘”.

“Kjo nënkupton se Zvicra do të detyrohet të marrë pjesë në luftë nëse sulmohet një vend anëtar i NATO-s”, theksoi Tuena duke shtuar se në këtë pikë Zvicra do të humbasë neutralitetin e saj.

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Zyrihut SP, Min Li Marti ka vënë në dukje se nuk mendon që kërkesa e Süssli-t mund të marrë mbështetjen e shumicës dhe se ka shumë shqetësime për këtë çështje.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Deputetët ratifikojnë marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë ratifikuar marrëveshjen ndërkombëtare...

Ish-ministri në fokus të SPAK, kërkohet rikthimi në burg i Lefter Kokës

Dy muaj nga vendimi i apelit të posaçëm që...

Kërkoi pafajësinë, Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi vendimin për Jurgis Çyrbjen

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin...

Emërohet zëvendësinspektorja e Lartë e Drejtësisë

Inspektori i Lartë i Drejtësisë zhvilloi procedurën për përzgjedhjen...