1.5 C
Tirana

Zvicër: Trenat plot me udhëtarë dhe askush nuk mban maskë

Më datë:

Në Bernë, për shkka të një problemi teknik, u desh që pasagjerët e disa trenave të grumbulloheshin në një tren të vetëm.

Kjo bëri që në atë tren të bëhej një tollovi e konsiderueshme, ashtu që nuk mund të bëhej më fjalë për mbajtjen e distancës në mes të udhëtarëve.

Edhe në këtë tollovi, ishin shumë të rrallë ata që bartnin maska…

Dhe kjo është pikërisht ajo që autoritetet duan të parandalojnë në luftën kundër koronavirusit.

Një situatë e pakënaqshme, thotë Ueli Stückelberger, drejtues i Shoqatës së Transportit Publik.

Operatorët hekurudhorë dhe autobusët rekomandojnë vënien e maskës nëse nuk mund të sigurohet distanca prej dy metrash.

Qeveria federale është përgjegjëse për këtë pasiguri, thotë Stückelberger: “Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka bërë një ndërhyrje në fillim, sa u përket maskave, ​​duke komunikuar se vënia e tyre është e padobishme. Njerëzit ende kanë këtë bindje të krijuar që atëherë.

Ne dyshojmë fort se kjo është arsyeja pse njerëzit nuk mbajnë më maska, edhe nëse rekomandohet”.

Shoqata e Transportit Publik vazhdon të mbështetet në përgjegjësinë personale të udhëtarëve.

Stückelberger rekomandon që të gjithë udhëtarët të kenë gjithmonë një maskë me vete, për ta përdorur në rastet kur krijohen tollovi në tren ose autobus.

Megjithatë, ai kundërshton që maska të bëhet e detyrueshme vetëm në transportin publik: “Ne nuk duam që transporti publik të stigmatizohet. Transporti publik vlerësohet lart në Zvicër dhe nuk është rast i veçuar.

Kjo është arsyeja pse ne nuk duam ndonjë rregullore tjetër. ”

Qeveria federale është ajo që duhet të vendosë për detyrimin e vënies së maskës.

Por, Zyra Federale e Shëndetit Publik tha që nuk ka dashur të komentojë çështjen e detyrimit në fjalë.

Kjo çështje po rivlerësohet vazhdimisht, thuhet në një deklaratë me shkrim.

Këshilli Federal do të diskutojë përsëri brenda një jave, çështjen e maskave.

Aktualisht, mbetet vetëm rekomandimi për të bartur maskë.

Një rekomandim që shumica e udhëtarëve nuk e përfillin.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mjegull në Rrugën e Kombit, policia apel për kujdes të shtuar

Policia Rrugore apelon për më shumë kujdes nga drejtuesit...

BE: Shkëlqime shprese për përdorimin e aseteve: ‘para tani ose gjak më vonë’

Propozimi i Komisionit Evropian për përdorimin e aseteve ruse...

Protesta kombëtare e 22 Dhjetor, Sali Berisha: I japim ultimatum Edi Ramës, të largohet

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se në...

Eksplozivi në banesën e nënës së Gentjan Zotos në Vlorë, zbardhet ngjarja, arrestohen babë e bir

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur para 3 javësh...