2.5 C
Tirana

Zvicër: Infektohen 7 pjesëmarrës të kampit rinor, rreth 200 veta në karantinë

Më datë:

Në një kamp rinor në Kantonin Graubünden, shtatë nxënës janë infektuar me koronavirus. Veç tyre, dyshohet edhe për disa të tjerë.

Zyra e shëndetit kantonal njofton se për infeksionet ishte informuar të hënën dhe kishte marrë shpejt masa.

Sipas Departamentit të Shëndetit, 14 persona aktualisht janë në izolim, 196 në karantinë dhe dy persona janë vendosur në kujdesin spitalor.

Rreth 100 persona kanë qenë pjesë e kampit – kryesisht fëmijë të moshave 9 deri 13 vjeçare që jetojnë në Graubünden si dhe disa mbikëqyrës.

Disa nga pjesëmarrësit e këtij kampi ishin zhvendosur në një kamp tjetër, pushimesh, në fundjavën e kaluar, përpara se të shfaqeshin simptoma, thuhet në një mesazh nga Zyra Kantonale e Shëndetit, Graubünden.

Këta të fundit, që janë rreth 30 persona, janë vendosur gjithashtu në karantinë dhe kampi i pushimeve është mbyllur.

Në kampin e të rinjve, pjesëmarrësit po ushtronin për një koncert. Së këndejmi, edhe vizitorët e koncertit janë prekur nga karantina.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Plagosje fatale në Kavajë, 47-vjeçari ndërron jetë”

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj...

Qofte me lëng

Përbërësit: 500 g mish i grirë, 2 qepë mestare ose 1...

Reagon Komuniteti Mysliman: Gaz lotsjellës te Namazgjasë, besimtarët u dëmtuan

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje ngjarjen...