10.5 C
Tirana

Zvicër : Gjatë 24 orët të fundit janë regjistruar 44 raste të reja me covid-19

Më datë:

Gjatë 24 orëve të fundit, në Zvicër dhe Lihtenshtajn janë raportuar 44 infeksione të reja me virusin e koronës, njofton BAG, transmetojnë mediat zvicerane.

Ky numër paraqet një ngritje të konsiderueshme në krahasim me atë të raportuar ditën e djeshme, (e martë) kur kanë qenë gjithsej 22 raste.

Të hënën kanë qenë 18 raste të reja infeksioni ndërsa të dielën kishin qenë të raportuara 35 raste të reja, plus 14 raporte të mbetura nga prilli dhe maji.

Të shtunën kanë qenë të raportuara 26 raste të reja ndërsa të premten dhe të enjten janë regjistruar nga 17 raste infeksioni.

Nisur nga trendi i rritjes së infeksioneve që është regjistruar ditëve të fundit, ministri i shëndetësisë, Alain Berset ka thënë sot në konferencën pë media, se duhet parë me kujdes se ku janë shkaqet.

Deri më tani në Zvicër ka pasur 31.376 raste të konfirmuara nga laboratori Covid-19, njofton Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG).

Për çdo 100.000 banorë deri më sot ka pasur 366 raste infeksioni.

Deri më tani, në Zvicër dhe në Principatën e Lihtenshtajnit, sipas BAG kanë vdekur 1682 perosna që ishin testuar pozitivisht për Covid-19.

Numri i testeve të kryera për Sars-CoV-2, (shkaktar i Covid-19), deri tani ka arritur në 523.909. Në shtatë përqind të këtyre testeve, rezultati ka qenë pozitiv.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Apple thyen traditën e vjeshtës për iPhone 18

Zakonisht, prodhuesit e telefonave ndjekin një kalendar të qëndrueshëm...

Grabitja me thikë në Yzberisht, arrestohet autori 40-vjeçar

40-vjeçari E.T. u arrestua nga policia si autori i...

Berisha: Ndërkombëtarët të mirë informuar për çështjen “Balluku”!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje...

Pas shiut, problem bëhet edhe era. Bashkia e Durrësit njofton qytetarët

Sipas parashikimeve meteorologjike, Durrësi pritet të përballet me erëra...