10.5 C
Tirana

Zvicër-Francë-Gjermani: Festohet hapja e kufijve pas 3 muajsh bllokimi

Më datë:

Zvicra ka rihapur të hënën kufijtë e saj kombëtarë për qytetarët e BE dhe EFTA.

Autoritetet nga rajoni trinacional – Zvicër-Gjermani-Francë – i Bazelit kanë festuar në mëngjesin e të hënës fundin e mbylljes tremujore të kufirit.

Për presidenten e Bazelit, Elisabeth Ackermann, kjo ngjarje ishte “një shenjë e fortë e vlerësimit të ndërsjellë”.

Ackermann, në festimin në Dreiländerbrücke midis Weil am Rhein (Gjermani) dhe Huningue (Francë) ka thënë se gjatë tre muajve të kaluar ishte ndjerë mungesë e dhimbshme në jetën e përbashkët në trekëndëshin kufitar.

Autoritetet nga Gjermania dhe Franca janë shprehur gjithashtu të kënaqur me rihapjen e kufijve.

Gjatë kohës së mbylljes së kufirit, është parë se sa e rëndësishme është të kesh mundësi të kalosh kufirin në çdo kohë.

U tregua se “ne nuk jemi vetëm fqinjë ose partnerë, por edhe miq,” u tha veç tjerash gjatë festimit të rihapjes.

Ndërkohë që në urën e tri vendeve (Dreiländebrücke)po festohej, qendra tregtare Rheincenter aty pranë po hapte dyert e saj.

Në këtë qendër tregtare nuk kishte shenjë të ndonjë nxitimi të turistëve nga Zvicra për të bërë blerje.

Trafiku i hyrjes dhe i daljes mes kufijve gjithashtu është trajtuar pa asnjë problem nga zyra doganore Weil-Friedlingen.

“Shopping turizmi” lejohet përsëri

Siç është njoftuar tashmë, kontrollet kufitare brenda zonës Shengen janë hequr dhe turizmi i blerjeve lejohet përsëri.

Janë hapur të gjitha vendkalimet kufitare që ishin mbyllur në mars për shkak të pandemisë.

Kontrollet e bazuara në rrezik vazhdojnë të bëhen, me qëllimin për të parandaluar kontrabandën dhe krimin, siç shkruan Këshilli Federal.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

MYNIH – Starmer: BM-ja duhet të eksplorojë lidhje më të ngushta me tregun e vetëm të BE-së

Kryeministri britanik, Keir Starmer i është drejtuar sot Konferencës...

AKU gjobit baxhon në Fier për shkelje të sigurisë ushqimore

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) gjatë kontrollit të ushtruar...

“Rama nuk ishte dot në Mynih, s’ishte i denjë”, Berisha batuta: I “ngeli në dorë” Dashi…

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha po mban një...

Molotovë dhe përplasje me policinë, Gjykata e Tiranës cakton “Detyrim Paraqitje” për 14 të arrestuarit

Gjykata e Tiranës, vendosi këtë të shtunë, 14 shkurt,...