Zvicër 2025”/ Shqipëria e vajzave përballet me Norvegjinë në raundin e parë të “play-off”

Më datë:

Shqipëria e vajzave do të përballet me ekipin e Norvegjisë në raundin e parë të play-off-it e vlefshme për Kampionatin Europian për vajza “Zvicër 2025”.

Në shortin e hedhur ditën e sotme në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës, goglat e vunë ekipin kuqezi përballë skuadrës së Norvegjisë, teksa Kombëtarja e vajzave njohu edhe rivalen e mundshme për në raundin e dytë të play-off-it. Në rast se Shqipëria kalon me sukses ekipin e Norvegjisë, në raundin e dytë të play-off-it do të përballet me fituesen e çiftit Kroaci – Irlandë e Veriut.

Ndeshjet e raundit të parë të play-off-it do të luhen me sistem vajtje – ardhje në periudhën 23-29 tetor 2024.

Shqipëria e vajzave avancoi në raundin e parë të play-off-it pas suksesit të meritur në ndeshjet kualifikuese, ku vajzat kuqezi dominuan në grupin C5. Nën drejtimin e trajnerit Armir Grima, kuqezezat regjistruan tre fitore dhe një humbje, duke e mbyllur në vendin e parë në grupin C5 me 9 pikë në total.

Falë këtij suksesi përfaqësuesja shqiptare e vajzave siguroi edhe ngjitjen për në Ligën B në edicionin e radhës të UEFA Nations League.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama: Shqipëria po bën hapa përpara, lufta kundër korrupsionit është prioritet

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot më 25 nëntor...

Transporti publik ndalon nesër në mëngjes, shoqata proteston kundër paketës fiskale

Shoqatat e transportit urban dhe interurban kanë njoftuar një...

Eric Wendt në takimin me kreun e SPAK: Ndiqni provat, ndiqni paratë! Jemi krah jush

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar...

Berisha: Nuk ka paqe me diktaturën, Rama rrezik për ekzistencën kombëtare

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se...