Zvicër: 191 raste të reja me koronavirus dhe një i vdekur

Më datë:

Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar sot 191 raste të reja që kishin rezultuar pozitive nga testeimet e bëra për koronavirusin.

Ky numër është dukshëm më i ulët se ai i regjistruar gjatë javës së kaluar.

Përveç kësaj, BAG raporton dy shtrime të reja në spital dhe një rast të ri vdekjeje nga Covid-19.

Dje, e diel, kishim 444 raste, ndërsa edhe ditëve të tjera numri i infeksioneve të reja sillej rreth shifrës 400.

Përkundër rënies së shënuar sot, mesatarja 7-ditore është 331 raste në ditë. Kjo është 13% më shumë se në javën e kaluar kështu që tendenca e përgjithshme po tregon ngritje.

Shkalla mesatare pozitive 7-ditore aktualisht është 2.9%, transmeton albinfo.ch. Kjo do të thotë se nga 100 teste të bëra, pak më pak se 3 sosh kanë rezultuar pozitive.

Mesatarja e testimeve të realizuara në 7 ditët e fundit ishte 12,238 në ditë, që përbën një rritje prej 21% krahasuar me javën e mëparshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama: E papranueshme që ndërtimit po i hidhet baltë, sektori po transformon Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit,...

Kosharja në kujtesë, Kurti: Mirënjohje për ata që luftuan për liri

Kryeministri Albin Kurti nëpërmjet një statusi në Facebook, ka...

Arrestim në kryeqytet, i riu u kap me armë që do t’i shiste

Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi...

Lajm i mirë për drejtuesit, nafta shënon tjetër rënie

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të...