Zvërnec dhe Sazan në fokus të diskutimeve të Ramës me deputetët

Më datë:

Kryeministri Edi Rama pritet paraditen e së shtunës të drejtojë mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku do të marrin pjesë edhe ministrat.

Si pikë e parë në agjendë është informimi mbi konkluzionet e Konferencës së 8-të Ndërqeveritare, Shqipëri-BE dhe ecurinë e negociatave të anëtarësimit.

Deputetët socialist do të kenë në dispozicion secili nga 2 minuta kohë për të drejtuar pyetje.

Në dokumentin e agjendës, si pikë e dytë renditet informimi mbi Paketën e Ligjeve që lidhen me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Pika e tretë e agjendës, e cila mund të konsiderohet si më e rëndësishmja, ka të bëjë me informimin mbi procedurat e ndjekura deri më tani për investimin në Zvërnec dhe interesin e shprehur për zhvillimin turistik në ishullin e Sazanit.

Sakaq, Arbjan Mazniku, bashkëkryetar i Komisionit të Reformës Administrative, parashikohet në agjendë të informojë kolegët e Grupit socialist mbi ecurinë e deritanishme të reformës territoriale.

Kryetari i Grupit, Taulant Balla, parashikohet të bëjë një informim të zgjeruar mbi detyrat e lëna nga mbledhja e shkuar e të njëjtit format, përfshirë performancën e anëtarëve të Grupit parlamentar.

Si pikë e fundit e kësaj mbledhjeje parashikohet një fjalë e kryetarit të PS-së, Edi Rama dhe kryetarit të Grupit Parlamentar, Taulant Balla.

Vlen për t’u parë nëse në fjalën e tij, Edi Rama do të ndalet edhe në zhvillimet më të fundit që lidhen me deputeten Martjana Koçeku, apo do të ketë ndonjë koment mbi deklarimet e Elisa Spiropalit për protestën, të shprehura përmes një statusi të gjatë në Facebook 10 ditë më parë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Debat në Kuvend për standardin e jetesës – kërkohet vendosja e minimumit jetik

Avokati i Popullit, Endrit Shabani, raportoi sot përpara Komisionit...

Falsifikonin dokumente deri në 5 mijë euro – arrestohen babë e bir në Tiranë

Në pranga kanë renë tre persona, mes tyre babë...

NASA: vëzhgimet me rreze X zbulojnë detaje të papritura nga vrima e zezë në M87

Të dhënat e reja kanë zbuluar një rrjedhë komplekse...

Hetimet: Eglant Koçi dyshohet se u vra me plumb në kokë nga shoku i tij

Zbardhen detaje të reja në lidhje me zhdukjen misterioze...