Zjarri në spitalin e Durrësit, reagon policia: Pesë persona u asfiksuan

Më datë:

Policia e Durrësit ka dhënë informacion për zjarrin që ka rënë në Spitalin e Durrësit.

Sipas Policisë nga flakët në mesnatë janë përfshirë kabinat elektrike të spitalit. Policia njofton se janë asfiksuar pesë pacientë.

Njoftimi i plotë:

Më datë 11.01.2020, në orën 00:25, në repartin e ortopedisë në spitalin e Durrësit, ka rënë zjarr, i cili ka përfshirë kabinat elektrike të pavijonit.

Menjëherë kanë shkuar forcat e Policisë dhe zjarrfikësit. Shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe personeli kanë bërë të mundur evakuimin e të gjithë pacientëve nga të katër katet e pavijonit duke i transferuar në një pavijon tjetër.

Si pasojë e zjarrit janë asfiksuar 5 pacientë, të cilët janë dërguar në spitalin e traumës në Tiranë, për mjekim të specializuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se shkaku i zjarrit ka ardhur si pasojë e përfshirjes nga zjarri të katër kabinave elektrike të katër kateve, ku zjarri fillimisht ka nisur në katin e parë dhe ka vazhduar deri në katin e katërt.

Grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e plotë të shkakut të përfshirjes së kabinave elektrike nga zjarri.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Nën hetim për disa vepra të dyshuara penale, Ballukut i rrëzohet rekursi në Gjykatën e Lartë

Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e ish-zëvendës kryeministres Belinda...

Tentoi të hakmerrej për plagosjen e vëllait, 41-vjeçari përfundon në pranga

Një tragjedi e mundshme është parandaluar në Shkodër, pasi...

Me çekiç në duar tentoi të vidhte në një market, kapet 14-vjeçari në Krujë

Policia e Krujës ka identifikuar dhe shoqëruar brenda pak...

BOTËRORI 2026 – Nga Maradona te Messi: Futbolli që u kthye në simbol të betejës për Ishujt Falkland

Lufta për Ishujt Falkland (të quajtur Malvina nga Argjentina)...