Zjarri në Helmës të Kavajës/ Dogji 10 hektarë tokë dhe 30 pemë ulliri, procedohet penalisht i moshuari 

Më datë:

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë një sipërfaqe toke në fshatin Helmës të Kavajës, duke shkaktuar dëme të mëdha në mjedis dhe ekonomi bujqësore. Falë reagimit të shpejtë të Policisë së Kavajës, është identifikuar dhe proceduar penalisht autori i dyshuar i zjarrvënies.

Sipas të dhënave zyrtare, 60-vjeçari Y. T., banues në fshatin Helmës, dyshohet se ka ndezur zjarr për djegien e degëve të pemëve të prera në pronën e tij, por flakët janë përhapur jashtë kontrollit. Si pasojë, janë djegur 10 hektarë tokë arë dhe rreth 30 pemë ulliri në të njëjtën zonë.

Policia ka ndërhyrë menjëherë pas njoftimit dhe ka nisur veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave. Bazuar në rezultatet e hetimit, janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Durrësit, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit Y. T. për shkaktim zjarri nga pakujdesia.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Banka Botërore: Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet nga lufta, çmimet e larta do të godasin konsumin

Turizmi është mundësia e artë e Shqipërisë, frytet e...

Siguria ndaj zjarrit, Ristani: Kontrolle për të gjitha objektet me leje nga bashkia e Tiranës

Kryetarja e komanduar e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani,...

Supë me mish qengji dhe kos

Mishi i qengjit njihet për shijen e tij kur...

Seanca e parë për “Revanshi”, të akuzuarit përfaqësohen me avokatë

Nis seanca e parë për një nga fraksionet e...