11.5 C
Tirana

Zjarri me 40 viktima në Zvicër, zyrtarët flasin në konferencë: Kërkojmë falje, por nuk japim dorëheqje

Më datë:

Autoritetet zvicerane kanë zbuluar se bar-i i skive “Le Constellation” në Crans-Montana, ku 40 persona humbën jetën dhe 116 të tjerë u plagosën në zjarrin e parë të Vitit të Ri, nuk ishte kontrolluar për pesë vite rresht.

Ngjarja tragjike ndodhi në orët e para të 1 Janarit, kur bar-i, i njohur për publikun e ri dhe të rinj nga 14 deri në 39 vjeç, ishte i mbushur për festimet e Vitit të Ri. Hetimet paraprake tregojnë se fishekzjarrët mbi shishet e alkoolit, të përdorura shumë afër tavanit, janë shkaku më i mundshëm i zjarrit.

Bar-i, i ndërtuar në 1977, u zgjeroi në 2015 duke përfshirë një terasë të mbuluar jashtë, dhe inspektorët e patën kontrolluar vetëm këtë pjesë të jashtme, pa shqyrtuar ndryshimet e brendshme të lokalit.

Kryetari i komunës, Nicolas Feraud, pranoi përgjegjësinë: “Na vjen keq – ia kemi borxh familjeve dhe do të pranojmë përgjegjësinë. Ka vetëm pesë inspektorë që mbikëqyrin mbi 10,000 ndërtesa, përfshirë restorante dhe hotele, dhe punojnë jashtëzakonisht shumë.”

Ai shtoi se komuna po kryen auditim të plotë të të gjitha lokaleve në zonë për të siguruar kontrollime më të rrepta në të ardhmen. Feraud gjithashtu deklaroi se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen: “Ne jemi zgjedhur nga populli i Crans-Montana dhe duhet të qëndrojmë këtu për të ndihmuar banorët.”

Si masë e menjëhershme, autoritetet zvicerane kanë ndaluar përdorimin e fishekzjarrëve në të gjitha lokalet dhe festivitetet në rajon, për të parandaluar tragjedi të ngjashme në të ardhmen.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Stuhi dhe kaos udhëtimesh në Europë, regjistrohen 6 viktima në Francë dhe Bosnje.

Pjesë të ndryshme të Europës përballen me një mot...

Salla: Hidrovoret punojnë me kapacitet të plotë, Durrësi qarku më i prekur nga reshjet

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla deklaroi...

Begaj pret ambasadorin e Laosit: Thellim i bashkëpunimit mes dy vendeve

 Presidenti i Republikës Bajram Begaj pranoi sot Letrat Kredenciale...

Trump rikthen interesin për Groenlandën, SHBA mendon një traktat strategjik 

Donald Trump ka rikthyer vëmendjen ndaj Groenlandës, këtë herë...