Zjarri dogji pemët në Kavajë, arrestohet autori i dyshuar

Më datë:

Policia e Kavajës ka vënë në pranga një 47-vjeçar, banues në Kavajë, i cili dyshohet se shkaktoi zjarrin që përfshiu një sipërfaqe të madhe me pemë frutore në fshatin Kryeluzaj.

Sipas njoftimit zyrtar, i arrestuari, me iniciale G. B., kishte ndezur zjarr për të djegur mbeturina në tokën e tij, por flakët dolën jashtë kontrollit dhe u përhapën në zonën përreth, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Policia ndërhyri menjëherë pas marrjes së informacionit dhe arriti ta identifikojë dhe ta arrestojë autorin e dyshuar brenda një kohe të shkurtër. Ndaj tij janë referuar materialet në Prokurorinë e Durrësit.

Policia u bën thirrje qytetarëve të shmangin ndezjen e zjarreve në mjedise të hapura, si dhe të mos hedhin cigare të ndezura në afërsi të pyjeve apo tokave të mbjella, për të parandaluar ngjarje të ngjashme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Pagat e magjistratëve/ Zbardhet ftesa e Ramës për institucionet

Publikohet ftesa e kryeministrit Edi Rama, dërguar institucioneve në...

Vrau gruan me thikë, arrest në burg për 68-vjeçarin Hysni Patushi

Arrest ne burg në mungesë eshte caktuar për Hysni...

Imuniteti i Ballukut/ Eurodeputetja Wiseler-Lim ngre shqetësime në Tiranë

Në takimin e sotëm në Tiranë të takimit të...

Ylber Ramadani dhe sfida me Bjellorusinë: Nuk do të jetë ndeshje e lehtë, të hyjmë në fushë për të fituar

Ylber Ramadani paralajmëron Kombëtaren shqiptare në prag të ndeshjes...