11.5 C
Tirana

Zjarret shpërthejnë përsëri pranë Los Anxhelos, mijëra të evakuuar

Më datë:

Los Anxhelos nuk po gjen qetësi nga zjarret. Një tjetër zjarr ka shpërthyer në zonën e Los Anxhelos, duke bërë që mijëra persona të evakuohen.

Sipas asaj që raporton BBC, zjarri u ndez rreth 45 milje në veri-perëndim të qytetit të Los Anxhelosit, pranë liqenit Castaic në një zonë malore që kufizohet me disa zona banimi dhe shkolla, teksa u rrit në më shumë se 9,200 hektarë në disa orë të mërkurën, i nxitur nga erërat.

Ndërkohë bëhet e ditur se deri më tani, asnjë shtëpi apo biznes nuk është dëmtuar, duke shpresuar për marrjen nën kontroll të flakëve.

Rreth 31,000 njerëz në zonë janë nën një urdhër evakuimi të detyrueshëm dhe 23,000 të tjerë janë paralajmëruar se mund t’u duhet të largohen nga banesat e tyre.

Zjarri vazhdon të përhapet, por shefi i zjarrfikësve të zonës së Los Anxhelosit, Anthony Marrone tha se beson se ekuipazhet po bëjnë përparim edhe pse zjarri mbetet i vështirë.

Zjarret në Los Anxhelos iu morrën jetën 16 personave si dhe shkaktuan dëme të mëdha në banesa dhe biznese.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Takimet private s’më impresionojnë, analizë për çdo njeri në PD

https://www.youtube.com/live/C8hMuTcTbpM?si=_TaXs_VThYnjE6VT&t=819 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri të ditur...

Danimarka do të hapë ambasadë të re në Shqipëri në 2026

Ministria e Jashtme e Danimarkës ka njoftuar se do...

Tentativa për vrasjen e Bamit dhe Ndrekës: 27 të pandehur për gjykim, zbulohet roli i ish-deputetit dhe Martinajt

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...