Një zjarr ka përfshirë banesën e shtetasit L. L. në lagjen “15 Tetori” të qytetit të Fierit, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike.
Nga incidenti është dëmtuar një foshnje 2-muajsh, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kanë referuar materialet në Prokurori për vlerësim dhe për veprime të mëtejshme.
Punonjësit e zjarrfikëses dhe policisë vazhdojnë hetimet për shkakun e saktë të incidentit.


