15.5 C
Tirana

Ziu: ARRSH tendera për klientët e qeverisë, po hartojmë kallëzimin në SPAK

Më datë:

Drejtuesja e Departamentit Antikorrupsion, Marinela Ziu, në një deklaratë për mediet tha se prej vitesh Shqipëria renditet e para në Evropë për nivelin e lartë të korrupsionit, teksa denoncoi edhe Autoritetin Rrugor Shqiptar për shpërdorim të fondeve publike.

“Departamenti Amerikan i Shtetit në raportet e tij thekson korrupsionin e shtrirë në të gjitha nivelet e qevrisjes dhe në cdo kontratë publike, vecanërisht prokurimet publike dhe koncesionet/partneritet publike private. Transparency International, ngre shqetësimin e kapjes së shtetit nëpërmjet ligjeve me porosi, korrupsionin nga nivelet më të larta deri në nivelet më të ulta, tejfryrjen e vlerave të kontratave publike dhe mungesën e konkurrencës, duke paracaktuar fituesit. Sipas SELDI, shqetësues është paracaktimi i fituesve nëpërmjet kërkesave specifike të tenderit që përshtaten vetëm me kualifikimin dhe ekspertizën e kompanive të paracaktuara si fituese”, u shpreh ajo.

Ajo paralajmëroi edhe kallëzim penal në SPAK për drejtuesit e ARRSH.

“Në muajin qershor ARRSH ka shpallur fituesit e 13 tenderëve me vlerë 200 milionë euro, vlerat e të cilëve janë të tejfryra, gjë që faktohet edhe nga ofertat shumë herë më të ulëta të operatorëve ekonomikë në garë, të cilët nëse do të kualifikoheshin fitues, buxhetit të shtetit do t’i kurseheshin 20 milionë euro ose 10% e vlerës total të prokuruar. 100 milionë euro nga 200 të tenderuara, që përbëjnë vetëm 4 nga 13 tenderët e fundit të ARRSH, janë fituar nga klientët e përhershëm të qeverisë, në të cilat do të kurseheshin gati 10 milionë euro nëse do të përfitoheshin nga ofertat më të ulëta në garë. Ekspertët tanë janë duke hartuar Kallëzim Penal në SPAK”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Nga protesta në Tiranë: Djali i Hashim Thaçit shpreh mirënjohje për mbështetjen ndaj UÇK-së

I pranishëm në protestën që po zhvillohet në ‘Sheshin...

Ruzhdi Keçi nga Tirana: Akuzat ndaj liderëve të UÇK-së janë padrejtësi historike

Ish-prefekti i Tiranës Ruzhdi Keçi në fjalën e mbajtur...

Mesazhi i Alfred Moisiut nga protesta: Lirinë e Kosovës e fituam me sakrificë

Qindra qytetarë nga trevat shqiptare u mblodhën sot në...

Ish-komandanti i UÇK: Gjykata Speciale ka humbur besimin tek shqiptarët

Ish-komandanti i UÇK, Hysni Gucati, deklaroi se Gjykata Speciale...