14.5 C
Tirana

Zhupa dorëzon projektligjin: Të njihen diplomat e mësuesve para vitit 2015

Më datë:

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa dorëzoi sot në Kuvend një projektligj, që sipas saj, synon të mbrojë të drejtat e mësuesve.

Në prezencën e mësueseve dhe kryetares së Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shqiptar, Alma Lama, deputetja Zhupa prezantoi projektligjin, ndërsa uroi që ai të kalojë pa barrierat e politikës dhe të miratohet sa më shpejt, në emër të drejtësisë dhe mbështetjes për mësuesit.

Zhupa informoi se projektligji i adresohet mësuesve që janë diskriminuar pas miratimit të një VKM-je që zhvlerësoi diplomat e tyre para vitit 2015.

“Ky projektligj ka për qëllim të sigurojë trajtim të barabartë financiar për të gjithë mësuesit, pa marrë parasysh vitin kur kanë përfunduar studimet, dhe të njohë kontributin e tyre të shtrenjtë në arsim. Ky ligj është një mundësi për të rregulluar padrejtësitë dhe për të përmirësuar karrierën, motivimin dhe shpërblimin e 11 mijë mësuesve në sistemin parauniversitar”, u shpreh Zhupa.

Në takim, Gentjana Hoxhallari, mësuese e ciklit fillor, u shpreh se pas 25 vitesh punë, diploma e saj u zhvlerësua dhe nuk paguhet në të njëjtën mënyrë si kolegët e saj. “Ky ligj është shpresa jonë për të marrë vlerën e merituar”, tha ajo.

Po ashtu, Teuta Langa, mësuese e Edukimit Fizik, theksoi se, edhe pas 38 vitesh punë, diploma e saj nuk është njohur plotësisht dhe shpërblimi financiar nuk është i barabartë me kolegët që kanë përfunduar studimet më vonë.

Alma Lama, kryetare e sindikatës bëri të ditur se është bërë edhe një betejë në Gjykatën Kushtetuese ku vendimarrja u nda 4 me 4 dhe nuk mor dot një vendim.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Protesta e PD para Kryeministrisë, policia plan masash, ja rrugët që bllokohen

Policia e Tiranës ka njoftuar planin e masave të...

Zbulohen rreth 300 kg eksploziv në një furgon në doganën e Vërmicës në Kosovë

Autoritetet doganore në Pikëkalimin Kufitar Vërmicë kanë ndaluar tĽ...

Plagoset me armë zjarri 40-vjeçari në Kamëz

Një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri....

Rritet numri i viktimave nga përmbytjet në Azinë Juglindore

Numri i viktimave nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut...