19.5 C
Tirana

Zhdukja e të miturit, policia: 50-vjeçarja në Sarandë e shfrytëzonte për të lypur

Më datë:

Policia e Sarandës ka arrestuar ditën e djeshme shtetasen B M 50-vjeçe, nën akuzën e ‘Trafikimit të të miturve’, pasi në praninë e saj u gjet 12-vjeçari Ronaldo Tanushi.

Mësohet se ajo shfrytëzonte 12-vjeçarin R Tanushi për të lypur. I mituri aktualisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

NJOFTIMI

Paraditen e djeshme, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me DVP Tiranë, u bë e mundur gjetja e shtetasit të mitur R. T., 12 vjeç, i cili ishte larguar disa ditë më parë, nga banesa e tij në Tiranë. I mituri aktualisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë për veprën penale “Trafikimi i të miturve”, shtetasja B. M., 50 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi është konstatuar duke shfrytëzuar 12-vjeçarin për të lypur

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha sulmon takimin Rama-Balluku: SMS-të janë kurth, përplasja zgjati 7 orë

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar për takimin...

Të paktën 43 të vdekur pas përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës

Shirat e rrëmbyeshëm dhe rrëshqitjet e tokës kanë shkaktuar...

Operacion ndërkombëtar shkatërron grupin e trafikut të artefakteve, dhjetëra arrestime dhe në Shqipëri

Një operacion i përbashkët ndërkombëtar ka goditur një nga...

Moti i keq në Pogradec, dëmtohet ura mbi lumin e Vërdovës

Reshjet intensive dhe prurjet e shumta krijuan situatë të...