Koreja e Veriut e ka rregulluar edhe me ligj zgjerimin e forcës së saj bërthamore.
Kim ka thënë se politika shtetërore për armët bërthamore, tani do të jetë e përhershme për shkak të shndërrimit në ligj.
Armët bërthamore të Phenianit janë arsye pse ky vend përballet me një mori të sanksioneve ndërkombëtare.
Rezolutat e Kombeve të Bashkuara ia ndalojnë Koresë Veriore testimin e raketave balistike, me çfarëdo rreze veprimi. Disa prej tyre mund të bartin edhe koka bërthamore.
Testimi i raketave lundruese nuk është veprim që sanksionohet. Megjithatë, edhe këto armë mund të përdoren për bartje të kokave bërthamore. /REL


