Pas zgjedhjeve të mbajtura të dielën më 12 tetor, procesi i numërimit të votave për Kuvendet Komunale në Kosovë po vazhdon me intensitet në Qendrat Komunale të Numërimit. Të dhënave të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në disa komuna numërimi ka përfunduar, ndërsa në të tjera është drejt përfundimit.
Gjakova
Në Gjakovë, procesi i numërimit ka përfunduar plotësisht. Rezultatet tregojnë një epërsi të qartë për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e cila ka siguruar 47,74% të votave. Pas saj renditet Lëvizja Vetëvendosje me 32,82%, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 7,61%, dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 5,75%.
Gjilani
Edhe në Gjilan numërimi ka përfunduar. Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 49,79%, e ndjekur nga LDK me 34,24%, PDK me 12,23%, dhe AAK me një përqindje modeste prej 1,96%.
Vushtrria
Në Vushtrri, Partia Demokratike e Kosovës ka dalë në krye me 45,56% të votave. Vetëvendosje ndjek me 30,63%, LDK me 19,72%, ndërsa Nisma Socialdemokrate ka marrë 2,40%.
Deçan
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dalë fituese me 51,57% të votave, e ndjekur nga LDK me 21,12%, Partia Socialdemokrate me 11,73%, Iniciativa Demokracia me 9,28%, dhe Vetëvendosje me 5,09%.
Gllogoc
Kandidati Ramiz Lladrovci kryeson me 52,31%, ndërsa PDK ka marrë 37,31%, Vetëvendosje 4,01%, dhe kandidati Naim Bazaj 2,49%.
Klinë
AAK udhëheq me 48,04%, pasuar nga PDK me 35,98%, LDK me 9,86%, dhe Vetëvendosje me 6,09%.
Fushë Kosovë
Vetëvendosje kryeson me 45,14%, LDK me 36,62%, PDK me 16,07%, dhe AAK me 1,18%.
Kamenicë
Vetëvendosje ka fituar shumicën me 50,56%, e ndjekur nga PSD me 27,98%, LDK me 9,03%, dhe AAK me 7,75%.
Mitrovicë e Jugut
Një garë e ngushtë mes PDK-së me 47,89% dhe Vetëvendosjes me 47,80%, ndërsa LDK ka marrë 3,57% dhe AAK 0,74%.
Lipjan
LDK kryeson me 51,15%, PDK me 30,50%, Vetëvendosje me 16,33%, dhe Guxo me 1,29%.
Novobërdë
Lista Serbe udhëheq me 62,30%, LDK ka 21,84%, Vetëvendosje 9,90%, dhe AAK 3,58%.
Obiliq
LDK ka marrë 46,47%, Vetëvendosje 44,04%, Lista Serbe 4,84%, dhe AAK 2,34%.
Pejë
LDK kryeson me 46,11%, Vetëvendosje ka 27,88%, AAK 18,41%, dhe PDK 4,86%.
Podujevë
Vetëvendosje ka fituar me 53,42%, LDK ka 39,08%, PDK 6,15%, dhe AAK 0,85%.
Shtime
Vetëvendosje kryeson me 50,47%, PDK ka 37,13%, LDK 11,78%, dhe AAK 0,62%.
Shtërpcë
Lista Serbe ka marrë 59,44%, PDK 9,58%, Stefan Stamenković (Pravda i Jednakost) 8,68%, dhe LDK 8,67%.
Suharekë
AAK udhëheq me 45,70%, LDK ka 31,65%, Vetëvendosje 13,53%, dhe PDK 9,11%.
Zubin Potok
Lista Serbe ka fituar me 70,99%, Lëvizja Kombëtare Serbe ka 6,99%, Vetëvendosje 5,66%, dhe PDK 4,69%.
Malishevë
Nisma kryeson me 53,41%, PDK ka 18,91%, Vetëvendosje 15,50%, dhe LDK 7,56%.
Junik
LDK ka marrë 47,91%, AAK 40,68%, Vetëvendosje 11,29%, dhe PDK 0,12%.
Mamushë
KDTP kryeson me 50,52%, Mamuşa Halk Hareketi ka 48,05%, dhe Vetëvendosje 1,43%.
Hani i Elezit
PDK ka fituar me 50,94%, ndërsa kandidati Rufki Suma ka marrë 49,06%.
Graçanicë
Lista Serbe udhëheq me 62,54%, Aleanca Shqiptare ka 23,15%, Za Slobodu Pravdu i Opstanak 12,90%, dhe Kosovski Savez 1,41%.
Ranillug
Lista Serbe ka marrë 71,05%, Srpski Narodni Pokret 14,08%, Za Slobodu Pravdu i Opstanak 12,71%, dhe Kosovski Savez 2,16%.
Partesh
Lista Serbe dominon me 89,88%, ndërsa Kosovski Savez ka 10,12%.
Kllokot
Lista Serbe ka fituar me 41,62%, Srpska Narodna Sloga ka 31,43%, kandidati Arbër Emini 23,50%, dhe Kosovski Savez 3,45%.
Mitrovica e Veriut
Lista Serbe kryeson me 60,25%, Građanska Inicijativa Sever za Sve ka 12,28%, Vetëvendosje 10,80%, dhe Demokracia Serbe 7,29%.
Prishtina
Në kryeqytetin Prishtinë, numërimi është pothuajse drejt përfundimit, me 254 nga 268 vendvotime të procesuara. Rezultatet paraprake tregojnë një garë të ngushtë mes LDK-së dhe Vetëvendosjes: LDK: 33,75%, Vetëvendosje: 33,05%, PDK: 27,79%, AAK: 3,11%.