14.5 C
Tirana

Zëri i Amerikës: Covid-19/ Mesatarja e vdekjeve në Shqipëri, mbi mesataren botërore!

Më datë:

Në Shqipëri autoritetet thanë se janë në rrugë të mbarë në përpjekjet e tyre për të frenuar përhapjen e koronavirusit, ndërsa nuk shfaqën shqetësim për numrin e vdekjeve, të cilat u rritën ndjeshëm ditët e fundit duke shkuar në 15 viktima.

Drejtuesja e Departamentit të Epidemiologjisë Silva Bino i tha Zërit të Amerikës po ashtu se as rastet e shtruara në spital nuk mund të konsiderohen të larta, duke qenë se sipas saj numri i tyre mbetet shumë më i ulët se ai atyre që po trajtohen në shtëpi. Aktualisht Shqipëria numëron 259 të prekur nga Covid-19.

Por ndërsa mesatarja botërore e vdekjeve në raport me numrin e të infektuarve është afërsisht 5 përqind, në Shqipëri ajo është diku te 5.8 përqind, thotë VOA. Numri i viktimave, 15 të tilla deri tani, u rrit ndjeshëm ditët e fundit. Mosha mesatare e tyre është 66 vjeç. Por sipas Binos, “rastet e vdekjeve nuk maten me rregull treshi”.

Në përgjigje të pyetjeve nga Zëri i Amerikës, ajo shpjegoi se “autoritetet shëndetësore bëjnë një vlerësim të numrit të vdekjeve dhe kjo bazuar me rastet e dyshuara dhe nga ana tjetër masin dhe raportin mes vdekjeve dhe rasteve të shëruara. Këto janë disa indikatorë të rëndësishëm të mënyrës se si po shkon epidemia. Natyrisht çdo rast vdekje duhet analizuar dhe po e analizohet”, është shprehur ajo.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Planet për një BE me dy nivele, Rama për “Politico”: Ide e mirë

Propozimet e reja do të ofrojnë mundësinë për t’u...

Bullgari, dështojnë përpjekjet për të formuar qeverinë

Kanë dështuar përpjekjet për të zgjidhur krizën qeveritare në...

Çmimi i gazit natyror rritet me 20%, për shkak të motit të ftohtë në Evropë

Çmimi i gazit natyror është ende në rritje për...

Rama: Deputetët, të mikpritur të kontribuojnë në fazën përmbyllëse të negociatave

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, në...