18.5 C
Tirana

Zelensky: Mbështesim çdo propozim të drejtë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Më datë:

Ukraina është e gatshme të punojë drejt arritjes së paqes në formate kuptimplote. Vetëm presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka forcë të mjaftueshme për t’i dhënë fund luftës, tha presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky në Telegram, sipas “RBC Ukraine”.

“Ukraina vlerëson angazhimin e Turqisë në përpjekjet diplomatike dhe gjithë përfshirjen e saj aktive”, tha Zelensky duke falënderuar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan gjatë vizitës së tij në Stamboll.

Gjatë bisedimeve, udhëheqësit diskutuan në detaje rrugët e vërteta drejt një paqeje të besueshme dhe të drejtë.

“Ne, në Ukrainë kemi mbështetur çdo hap vendimtar dhe udhëheqjen e presidentit Trump që nga fillimi i këtij viti – çdo propozim të fortë dhe të drejtë për t’i dhënë fund kësaj lufte. Dhe vetëm presidenti Trump dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë forcë të mjaftueshme për t’i dhënë fund luftës”, tha ai.

“Ne jemi të gatshëm të punojmë në çdo format tjetër kuptimplotë që mund të japë rezultate. Por, çelësi për të ndaluar gjakderdhjen dhe për të arritur një paqe të qëndrueshme është puna e koordinuar me të gjithë partnerët – dhe garancia që lidershipi amerikan të mbetet efektiv, i fortë dhe të sjellë një paqe afatgjatë që garanton sigurinë e njerëzve”, shtoi presidenti ukrainas.

Më 19 nëntor, disa media amerikane raportuan për një plan të ri paqeje prej 28-pikësh që ekipi i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, e zhvilloi në konsultime me përfaqësuesit rusë.

“Financial Times” raportoi se plani i ri i paqes i SHBA-së për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë parashikon, ndër të tjera, dorëzimin e të gjithë Donbasit, heqjen dorë nga kategori të caktuara të armëve, përgjysmimin e madhësisë së Forcave të Armatosura të Ukrainës dhe njohjen e rusishtes si gjuhë shtetërore.

Katari dhe Turqia thuhet gjithashtu se janë të përfshira në zhvillimin e hartimit të planit të ri.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shiste lëndë narkotike në Shëngjin, kapet në flagrancë 26-vjeçari

Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale...

Shorti/ Poloni-Shqipëri dhe Sllovaki-Kosovë, shmangim Italinë, ja me kë mund të ndeshemi në finalet e play off

Shqipëria dhe Kosova kanë mësuar kundërshtarët e tyre në...

Seanca paraprake ndaj Ervis Berberit, mbrojtja kërkon vlerësim të gjykatës për provat

Po mbahet seanca paraprake për ish-kreun e ARRSH, Ervis...

Këshilli Bashkiak kërkoi që Veliaj të merrte pjesë fizikisht në mbledhje, SPAK nuk pranon kërkesën

SPAK nuk ka miratuar kërkesën e Këshillit Bashkiak të...