Zelensky falënderon Begajn: Shqipëria, partner i besueshëm i Ukrainës në skenën ndërkombëtare

Më datë:

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky falënderoi sot Presidentin e Republikës, Bajram Begaj për urimet me rastin e 34-vjetorit të Pavarësisë së Ukrainës.

Zelensy shprehet se, Shqipëria ka mbetur një partner i besueshëm i Ukrainës në skenën ndërkombëtare dhe në nivel dypalësh, teksa shton se pret me padurim zhvillimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Falënderoj sinqerisht Presidentin e Shqipërisë mike, Bajram Begaj, për fjalët e tij të ngrohta të urimit me rastin e 34-vjetorit të Pavarësisë së Ukrainës. Shqipëria ka mbetur një partner i besueshëm i Ukrainës në skenën ndërkombëtare dhe në nivel dypalësh. Pres me padurim zhvillimin e bashkëpunimit tonë”, shkruan Zelensky në një postim në rrjetin social X.

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj i ka dërguar Zelensky-t një letër ku i uron 34-vjetorin e Pavarësisë së Ukrainës.

“Më lejoni që, në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, të përcjell urimet më miqësore e të sinqerta për Ju dhe popullin mik ukrainas.

Në këtë ditë që shënon një moment të rëndësishëm në historinë e Ukrainës dhe simbolizon shpirtin e qëndrueshmërisë, rezistencës dhe vendosmërisë së popullit të saj, më lejoni të shpreh kënaqësi për marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve tona dhe të vlerësoj lidhjen midis dy popujve tanë, falë edhe Diasporës së hershme shqiptare në Ukrainë.

Dy vendet tona ndajnë vlera të përbashkëta Euroatlantike dhe një objektiv strategjik të qartë: anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Në këtë kontekst, dëshiroj të konfirmoj mbështetjen e plotë të Shqipërisë për integrimin evropian të Ukrainës.

Përfitoj nga rasti të ritheksoj qëndrimin e qartë e të palëkundur të Shqipërisë për integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës, si dhe Ju siguroj se Shqipëria do të vijojë mbështetjen e palëkundur dhe të gjithanshme për vendin Tuaj.

Me urimet më të mira, dhe me dëshirën për Ju takuar gjatë javës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Ju lutem pranoni, Zoti President, shprehjen e respektit dhe konsideratës sime më të lartë”, shkruan Begaj në letrën drejtuar Zelenskyt.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Goxhobelli në konferencën në Tiranë: Digjitalizimi i kadastrës, hap kyç për integrimin europian”

Agjencia Shtetërore e Kadastrës zhvilloi për herë të parë...

“Hita takim me policinë në Kukës dhe Dibër: fokus sezoni turistik dhe siguria publike”

Sezoni turistik, siguria në shkolla, siguria rrugore, parandalimi i...

“Moska paralajmëron sulme të reja/ Lavrov: SHBA të largojë qytetarët nga Kievi”

Rusia ka rritur ndjeshëm kërcënimet ndaj Kievit, duke paralajmëruar...

“Operacion Shqipëri–Itali: Akuza për vrasje, pastrim parash e zhvatje, sekuestrohen prona të shumta”

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...