Zelensky: Falenderoj Shqipërinë për mbështetjen e Ukrainës dhe paketave të ndihmës

Më datë:

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, në një deklaratë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, ka falënderuar për bashkëpunimin dhe ndihmën ndaj vendit të tij.

Ai theksoi se duhet të bëhet gjithçka për vijimin e furnizimit me armatime në Ukrainë, ndërsa shtoi se Kievi mbështet integrimin e vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian.

“Falënderoj popullin tuaj dhe gjithë shqiptarët për mbështetjen e sinqertë që keni dhënë për Ukrainën. U falënderojmë për mbështetjen e të gjithë paketave të ndihmës për ne.

Jemi falënderues për kolegët që punojnë bashkë për rritjen ekonomike.

Duhet të bëjmë gjithçka për vijimin e furnizimit me armatime.

Duhet të keni besim tek ne dhe stabilitet që do t’i sjellim BE.

Mbështesim integrimin ne vendeve të BE. Faleminderit për bashkëpunimin dhe vullnetin e qartë.

Ukraina dhe gjithë rajoni i Evropës juglindore duhet të vijojë bashkëpunimin.

Lufta është filluar nga një person i vetëm, por përfundimi i saj duhet të jetë një punë e të gjithëve ne”, u shpreh ai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Makina përplaset me objektet anësore dhe përmbyset në Lezhë, lëndohet drejtuesi

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lezhë-Manati, pranë...

Mesazhi i Kurtit për Beogradin: Është koha të ndryshojë qasja ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik...

Përplasje të forta në protestë, molotovë e gurë drejt policisë, hidhet gaz lotsjellë

Me gurë , molotov, mjete piroteknike, protestuesit kanë vijuar...

Përshkallëzohet protesta e studentëve, flakë kazanëve dhe tymuese para Ministrisë së Arsimit

Kanë nisur tensionet përpara Ministrisë së Arsimit. Protestuesit i kanë...