21.5 C
Tirana

Zbulohet magazina me kanabis në Korçë, 4 të arrestuar e 1 në kërkim.

Më datë:

Katër persona janë vënë në pranga në një operacion antidrogë që u zhvillua në Voskop të Korçës të enjten. Policia thotë se ka sekuestruar 195 kilogramë kanabis që ishte në proces tharje.

Lënda narkotike u gjet në një magazinë ku edhe energjia elektrike ishte lidhur në mënyrë të paligjshme për të tharë bimët narkotike.

Brenda magazinës policia thotë se arrestoi 4 persona. Një tjetër ndërkohë u shpall në kërkim. Këtij të fundit, një 38-vjeçar, iu gjetën në banesë edhe 2 bimë narkotike si dhe sasi të vogla kanabisi dhe kanabisi.

Ndërkohë gazetarja Daniela Zisi ka mësuar se të arrestuarit janë Gentian Guri, Andon Demirshah, Anesti Burda dhe Redion Hamitaj.

Demirshahu akuzohet për prodhim e shitje lëndësh narkotike e vjedhje të energjisë elektrike, ndërsa Burda e Hamitaj vetëm për moskallëzim krimesh. Guri nga ana tjetër për prodhim e shitje lëndësh narkotike, falsifikim dokumentesh dhe armëmbajtje pa leje.

Në ambientet e magazinës janë kapur në flagrancë edhe 3 gra, të gjitha nga Cërriku, për të cilat ka nisur hetimi në gjendje të lirë. Mësohet se ato ishin punëtore në magazinën e drogës.

Autoritetet thonë se sekuestruan në total 1 pistoletë, sasi kokaine, 1 patentë false, 7 celularë, 1 makinë, 1 pasaportë, 3 karta SIM dhe një shumë eurosh.

Të arrestuarit kishin si synim shitjen e drogës në Korçë dhe në qytetet e tjera të juglindjes

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Policia kap në Tiranë 49-vjeçarin e kërkuar për kultivim droge në Kosovë

Policia e Shtetit ka njoftuar këtë të premte, 24...

Liderët e BE-së nuk arrijnë dot një marrëveshje për përdorimin e pasurive të ngrira ruse

Liderët e BE-së shmangën një vendim për përdorimin e...

Zbardhet projektvendimi për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore  

Pas arritjes së marrëveshjes PS-PD të marrë dy ditë më parë,...

Arrestohet në Kuçovë 49 vjeçari i kërkuar në Itali, e pëson dhe miku që e strehonte

Një operacion i Policisë së Shtetit ka sjellë finalizimin...