Zbulohet krater i ri në Hënë

Më datë:

Zbulohet një krater i ri në Hënë. Është 222 metra dhe është krijuar nga impakti me një asteroid, që stimohet të ketë ndodhur mes 11 prillit dhe 22 majit 2024.

Kjo është përplasja më e re që është zbuluar dhe vërejtur në gjithë sistemin diellor.

Nga imazhet dhe të dhënat e sondës së NASA-s Lunar, që orbiton që prej 20 vitesh studion dhe monitoron satelitin tonë.

Krateri i krijuar si pasojë e përplasjes është e gjerë 222 metra dhe e thellë 43 metra.

Hëna ndryshe nga Toka nuk ka atmosferë që të mbrojë sipërfaqen e saj, duke bërë që asgjë të mos pengojë apo ngadalësojë objektet hapësinore ta impaktojnë, ndërsa tek ne meteorët digjen sapo bien në konakt me atmosferën.

Nga vëzhgimet e deritanishme, në Hënë përplasen rreth 140 objekte të vogla qiellore në vit, por me dimensione shumë më të ulëta se rasti në fjalë.

Zbulimi është bërë rastësisht nga shkencëtari Robert Wagner që është specialist i përpunimit të imazheve, dhe bashkë me shpjegimin e imtësishëm  është publikuar në revistën Science Advances.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hita paralajmëron protestuesit: Do të tregojmë forcën e ligjit nëse vijon dhuna

Drejtori i Policisë së Shtetit Skënder Hita tha se...

Tensione në protestë, protestuesi rrethohet dhe goditet nga efektivët

Vijon protesta e madhe e studentëve dhe e nxënësve...

Mali i Zi mes tensioneve në BE, Kallas i bën thirrje Kroacisë të heqë bllokadën

Shefja e diplomacisë së Bashkimit Europian, Kaja Kallas, ka...

Braktisni mësimin”, Berisha apel studentëve dhe nxënësve

Kryetari i Partisë Demokratike i ka bërë thirrje studentëve...