13.5 C
Tirana

Zbulohet grupi i vjedhësve të biçikletave, 3 të rinjtë bënin namin nëpër Tiranë dhe ua shisnin vëllezërve binjakë. 2 në pranga, 3 në kërkim

Më datë:

Policia e Tiranës, forcat e Komisariatit të Policisë Nr. 3, kanë zbuluar një grup vjedhësish biçikletash teksa kanë arrestuar 2 persona dhe kanë shpallur në kërkim 3 të tjerë.

Këta shtetas dyshohet se kryenin vjedhje të biçikletave në të gjithë territon e qytetit të Tiranës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të biçikletave dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, si dhe në bazë të provave të grumbulluara, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Vjeshta”, në kuadër të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-A. F., 30 vjeç dhe D. F., 30 vjeç (vëllezër), të dy banues në Tiranë.

Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit E. P., 17 vjeç, E. D., 24 vjeç dhe A. B., 25 vjeç, me precent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/2882487135370972

Shtetasit E. P., E. D. dhe A. B., në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin vjedhje të biçikletave në të gjithë qarkun e Tiranës dhe më pas ia shisnin kundrejt vlerave të vogla monetare, shtetasve A. F dhe D. F.

Në kuadër të këtij operacioni u procedua penalisht edhe shtetasi i mitur me iniciale E. K., 12 vjeç, pasi më datë 09.10.2020, ka vjedhur biçikletën e shtetasit E. P.

Gjatë kontrollit të ushtruar në dy ambiente të ndryshme në pronësi të shtetasve A. F. dhe D. F., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 66 biçikleta të modeleve dhe madhësive të ndryshme të vjedhura në vende dhe kohë të ndryshme në Tiranë.

Komisariati i Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me të gjitha Komisariatet e tjera të Tiranës, vijon punën për mbledhjen e të gjithë kallëzimeve të bëra nga qytetarët për vjedhjen e biçikletave, me qëllim për paraqitjen për njohjen e biçikletave të tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shiste lëndë narkotike në Shëngjin, kapet në flagrancë 26-vjeçari

Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale...

Shorti/ Poloni-Shqipëri dhe Sllovaki-Kosovë, shmangim Italinë, ja me kë mund të ndeshemi në finalet e play off

Shqipëria dhe Kosova kanë mësuar kundërshtarët e tyre në...

Seanca paraprake ndaj Ervis Berberit, mbrojtja kërkon vlerësim të gjykatës për provat

Po mbahet seanca paraprake për ish-kreun e ARRSH, Ervis...

Këshilli Bashkiak kërkoi që Veliaj të merrte pjesë fizikisht në mbledhje, SPAK nuk pranon kërkesën

SPAK nuk ka miratuar kërkesën e Këshillit Bashkiak të...