Zbulohet disku protoplanetar

Më datë:

Vrojtohet një djep planetësh në një tjetër galaktikë. Me anë të teleskopit Alma, në Mjegullnajën e Magelanit, rreth 160 mijë vite dritë larg, është zbuluar një disk gazrash e pluhurash kozmikë, që në gjuhën shkencore quhet disk protoplanetar.

Ky i fundit  rrotullohet si një masë e vetme rreth një ylli dhe është i njëjtë me atë që krijoi planetët e Sistemit tonë Diellor.

Për shkencëtarët, që studimin e kanë publikuar në revistën shkencore Nature, zbulimi është mjaft i rëndësishëm. Disqet e kësaj natyre, janë themelorë për formimin e yjeve dhe planetëve, dhe për herë te parë bëhet i mundur vrojtimi me fakte direkte në një tjetër galaktike.

Edhe pamjet kanë qenë mjaft të pastra për tu vrojtuar, pasi galaktika e Magelanit ka më pak pluhura kozmikë në krahasim me Rrugën e Qumështit, ku pamjet shpesh janë më të paqarta.

Disku ka një shpejtësi më të lartë në pjesën qendrore, më afër yllit, fenomen tipik ky i masave protoplanetare, konfirmim tjetër që vërteton krijimin në zhvillim të një sistemi yjor.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Merr fund arratia! Vrau 38-vjeçarin tre vite më parë, arrestohet autori në Fier

Një 38-vjeçar ka përfunduar në pranga për një ngjarje...

Kurti e Abdixhiku nuk arrijnë marrëveshje për presidentin e ri të Kosovës

Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe partia opozitare...

Alarm ndërkombëtar për produktet HiPP, hetime për ndotje të mundshme

Një rast shqetësues ka ngritur alarmin në disa vende...

Malaj në Uashington: Ekonomia shqiptare e qëndrueshme, menaxhimi i kujdesshëm fiskal ka forcuar financat publike

Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në Takimet...