21.5 C
Tirana

Zbulohet arsenal armësh në Tiranë, arrestohet një person

Më datë:

Policia e Shtetit bën me dije sot se është finalizuar operacioni policor i koduar “The van”, nga sektori i Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2 në Tiranë.

Policia njofton se është zbuluar një bazë ku ishte fshehur një arsenal armësh, të dyshuara të trafikuara.

Sipas Policisë, u sekuestruan 23 armë zjarri (5 prej tyre me snajper), 1 silenciator, 17 krehra me municion luftarak, celularë dhe pajisje për shpërthime në distancë, pajisje për bllokimin e valëve, uniforma si të Policisë dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Policia theksoi në njoftim se është vendosur në pranga 34-vjeçari që dyshohet se i posedonte, ndërsa janë identifikuar shpallur në kërkim 2 shtetas të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Në kuadër të këtij operacioni, Policia cilëson se u arrestua shtetasi E. S., 34 vjeç, banues në Tiranë si dhe u shpallën në kërkim dy shtetas, gjeneralitet e të cilëve nuk bëhen të ditur për shkak të hetimit.

Gjatë operacionit, në rrugën “Myslym Shyri”, gjatë kontrollit në furgonin e shtetasit E. S. Policia cilësoi në njoftim se u gjetën 12 armë zjarri pistoletë të markave “Beretta”, “Glock”, “Rex Delta”, “Ruger-57” dhe “Tanfoglio”; 6 armë zjarri automatike; 5 armë zjarri me tytë të gjatë (me shënjestër optike, të ngjashme me snajper); 1 silenciator; 17 krehra për armë zjarri të ndryshme; pjesë të ndryshme armësh zjarri; 15 000 fishekë; 17 kuti me pranga të ngjashme me ato që përdoren nga Policia; 12 celularë dhe pajisje që përdoren për shpërthime në distancë; pajisje elektronike gjurmuese celularë dhe pajisje që përdoren për shpërthime në distancë; pajisje elektronike gjurmuese (GPS); pajisje për bllokimin e valëve; pajisje për numërimin e kartëmonedhave dhe 3 komplete uniformash të ngjashme me ato të Policisë.

Policia theksoi se vijon puna për kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, si dhe për zbardhjen e qëllimit të mbajtjes së arsenalit të armëve dhe të pajisjeve të sekuestruara.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shqipëria drejt BE-së, KPSA vlerëson reformat dhe angazhimin parlamentar

 Bashkëkryetarët e takimit të 20-të të Komitetit Parlamentar të...

Debora e parë në Alpet e Zvicrës

Në zemër të Alpeve zvicerane, dimri ka trokitur për...

Berisha: Korrupsioni është pesëfishuar

Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, akuzoi SPAK-un...

Deputetë të opozitës kërkojnë shkarkimin e Peleshit

Këshilli për Legjislacionin ka publikuar sot, 29 tetor, raportin...